Xhixho: Dhuna e policisë ndaj studentëve tregon filozofinë e qeverisë për Shqipërinë e disave dhe jo të të gjithëve

Xhixho: Dhuna e policisë ndaj studentëve tregon filozofinë e qeverisë për Shqipërinë e disave dhe jo të të gjithëve

18:58, 19/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zëvendëspresidentja e PL, Erisa Xhixho, në një postim në rrjetet sociale u shpreh se dhuna policore ndaj studentëve dhe prindërve të tyre është e patolerueshme dhe e turpshme.

Ajo e cilësoi këtë veprim si një shkelje flagrante të të drejtave të studentëve për të pasur akses në konviktet shtetërore, duke theksuar se disa studentë u trajtuan me forcë dhe u dëbuan nga zyrat, ndërkohë që disa të tjerë u lejuan të hynin pa pengesa.

Xhixho e lidh këtë ngjarje me filozofinë e qeverisë aktuale, e cila, sipas saj, po tenton ta bëjë Shqipërinë vendin e disave dhe jo të të gjithëve.

Reagimi:

E patolerueshme dhe e turpshme dhuna policore mbi studentët dhe prindërit e tyre, që janë në të drejtën e tyre për të pasur akses në godinat shtetërore.

Në përpjekje për t’u regjistruar në konviktet e ndërtuara për ta, një pjesë e studentëve u trajtuan si të njerkës, duke u dëbuar me forcë nga zyrat e administratës, e një pjesë tjetër u lejuan të futeshin pa problem.

Kjo qasje e administratës së Qytetit Studenti reflekton filozofinë e kësaj qeverie, që duan ta bëjnë Shqipërinë vendin e disave dhe jo të të gjithëve.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco