Ndahet nga jeta publicisti dhe ish-ambasadori, Abdi Baleta

Ndahet nga jeta publicisti dhe ish-ambasadori, Abdi Baleta

18:52, 19/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB dhe një nga ish-themeluesit e PD, Abdi Baleta ka ndërruar jetë.

Abdi Baleta lindur në fshatin Gur i Bardh të Matit në vitin 1941, ka studiuar për marrëdhënie ndërkombëtare në Moskë dhe është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1964.

Deri në vitin në vitin 1983 ka shërbyer në diplomacinë e shtetit shqiptar si punonjës e drejtor në Ministrinë e Jashtme dhe ambasador e përfaqësues i Shqipërisë në OKB, në Neë York, SH.B.A. Ka kryer detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit në Pogradec (1983-1987) dhe të pedagogut të së drejtës ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë (1987-1995).

Në vitet 1991-1996 është zgjedhur deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë. Nga viti 1995 merret vetëm me publicistikë, si drejtues i gazetës së përjavëshme nacionaliste ‘Rimëkëmbja’.

Shqiptarët përballë shovinizmit serbo-grek: përmbledhje e zgjeruar e përmbledhjeve dhe intervistave - 1995

Shqipëria as ishull, as depo municioni islamik, por kopësht i harmonisë fetare! - 1996

Dhimbjet dhe trupi i Shqipërisë: artikuj dhe intervista - 1997

Vetëm nacionalizmi e shpëton kombin shqiptar, bashkautor - 1998

Kosova: Nga Dejtoni në Rambuje - 1999

Shqiptarët përballë terrorizmit intelektual të Falaçit - 2002

Përballjet me Islamofobinë - 2006

Dilema historike - 2011

Jo plebishitit venizellist - 2011

Sfidat historiografike në librat e Sabri Maxhunit - Novosellës, - 2012

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco