Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO/ Korreshi: Nuk ka më ndarje pushtetesh, në parlament nuk ishte dita e përrallave me Diella

18:35, 19/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike Sajmir Korreshi, i ftuar në ‘Syri Digjital’ në SYRI TV, deklaroi se në Shqipëri nuk ekziston më ndarja e pushteteve dhe se qeveria i ka përqendruar të gjitha në duart e saj.

‘Nuk ka më ndarje të pushteteve, janë shkrirë të gjitha në një. Niko është drejtori i Kuvendit, apo Taulanti me Edi Ramën. Edi Rama me sy, Taulanti me gojë dhe ai tjetri me t’i rënë çekiçit. Nuk shkon një gjë e tillë,’ u shpreh Korreshi.

Gjatë bisedës me moderatorin Bled Marku, Korreshi u shpreh se, në 35 vite demokraci nuk është parë sjellje si e Edi Ramës në parlament.

‘Si ka mundësi, nuk bën vaki në 35 vite demokraci që ne mbajmë mend, që flet kryeministri për programin 4-vjeçar të qeverisë, se si do ta shndërrijë, edhe pse këtu vjen era plehra kudo. Si do ta bëjë, se ky është kthyer në një vend qokash dhe gjobash, dhe asgjë më tepër. Flet ministrat, ndërpret atje dhe fillon transmetimin e përrallës,’ tha ai.

Korreshi nuk kurseu as ironitë me Ramëb.

‘Pse ditën e shtunë që tregon përralla me Diella dhe Diella sulmon direkt opozitën. Kë provokon këtu ti. Pse kur të japin tenderin, do fusim Diellën në burg, apo do t’i heqim prizën ta eliminojmë,’ u shpreh ai.

Sipas tij, investimet e premtuara nga qeveria kërkojnë shuma të mëdha parash që nuk janë siguruar.

‘Ekspertët thonë se duhen miliona euro, gjë që nuk është bërë. Kjo tjetra është marrëzi dhe nuk di se çfarë t’i them atij presidenti,’ tha deputeti Sajmir Korreshi gjatë intervistës në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco