E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Shqipëri, znj. VanHorn, mbajti një fjalim me rastin e Ditës së Kushtetutës, ku theksoi rëndësinë e parimeve themelore mbi të cilat ndërtohet një demokraci funksionale.
“Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara është simbol i fuqisë qëndruese për mbrojtjen e të drejtave të individëve dhe për drejtësinë. Ajo nuk është thjesht një dokument ligjor, por një premtim i gjallë për të mbështetur drejtësinë dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë,” u shpreh VanHorn.
Ajo nënvizoi se mbrojtja e të drejtave individuale, ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit janë shtylla që garantojnë besimin mes qytetarëve dhe institucioneve. Në këtë kuadër, VanHorn vlerësoi rolin e gjyqtarëve, prokurorëve, shoqërisë civile dhe medias së lirë si “rojtarë të të drejtave të çdo qytetari shqiptar”.
Sipas saj, forca e institucioneve qëndron tek guximi për të marrë vendime të vështira, për të luftuar korrupsionin dhe për të mbrojtur transparencën e llogaridhënien.
“Ne nderojmë guximin e atyre që erdhën para nesh duke u angazhuar për këto parime. Shpresojmë që të gjithë të gjejmë guximin për të mbështetur idealet që e bëjnë të mundur demokracinë,” përfundoi VanHorn.
© SYRI.net