'Varfëri absolute tek fëmijët', Hazizaj: Në BE vendosin qytetarët për taksat e tyre, në Shqipëri jo

10:23, 18/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin e mëgejsit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë Drejtor Ekzekutiv i CRCA/ECPAT, Altin Hazizi.

Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai ka komntura zhvillimet e fundit dhe është ndal më shumë tek situate ekonomike e shqiptarëve.

Altin Hazizi: Dolëm në një temë që ka të bëjë shumë më atë që po diskutojmë, që ka të bëjë me taksimin. Qëndrimi shumë herë i njerëzve në qeveri ose afër qeverisë është i tillë që duket sikur I kanë sjellë nga shpia këto lekë. Edhe kjo ka të bëjë pak, Bashkimi evropian, ka një nisëm, do të thosha prej më shumë se një viti, për sa i përket financave publike.

Tani diskutojmë për transparencën, diskutojmë për taksimin. Në flasim që jetojmë në demokraci, por kush na pyet neve. Të kanë pyetur ndonjëherë, mua, ty e të tjerë se çfarë sistemi taksimi duam.

E dyta, edhe në vendet e lindjes që janë anëtare të BE, kur ndahen taksat, pra kur paguan taksat, i paguan dhe ke të drejtë që një pjesë e taksave të tua ti dedikosh. Pra thua që 15 përqindëshi i taksave që unë paguaj, ose nga këto taksat mujore që paguajmë të gjithë që na mbahen nga rroga, unë dua që 1 për qind të shkojë këtu, 3 për qind këtu, për arsimin ose edukimin.

Ne nuk kemi asnjë lloj të drejte në sensin më demokratik të fjalës të vendosim për lekët tona si qytetarë. E di që po kalojmë pak, po i hy një diskursi pak larg nga problemet sociale e ekonomike, por ka të bëjë me gjithë qasjen që shteti, institucionet, qeveria, ka përkundrejt lekëve tona të përbashkëta. Në të gjithë kontribuojmë dhe kjo është familja e madhe. Dhe nga ai vendi ku ne hedhim të gjithë lekët do të duhet që në mënyrë shumë demokratike të ndahen këto lekë. Kuptohet që investimet japin pa dyshim kontributin më të madh, sepse rrisin volumin e  të ardhurave, është e provuar kjo gjë. Por nga ana tjetër, një shtete edhe kur është i varfër, Shqipëria nuk është shtete i pasur, të mos e harrojmë këtë gjë. Por edhe një shtet i varfër mundohet që edhe varfërisë dinjitet. Në nuk i kemi dhënë varfërisë asnjëherë dinjitet. Në qoftë se shkojmë të shikojmë përqindjen e varfërisë në mes të qytetarëve apo banorëve të Shqipërisë, do të shikosh që Shqipëria ka përqindjen më të lartë dhe kuptohet numrin më të lartë të banorëve të varfër. Dhe varfëria e kanë nxjerrë se ti ke varfëri absolute tek fëmijët, që është e patolerueshme. Pra në qoftë se unë si i rritur edhe mund të zgjedh të jetoj në varfërinë time, një fëmijë nuk duhet të jetojë asnjëherë në varfëri. Sepse janë pasoja që ndikojnë tek shëndeti. Dhe shëndeti i keq në fëmijëri jep pasoja në rritjen e personit dhe produktivitetin e personit…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco