Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Qytetarët në shesh, Rama turizëm në Zvicës

Bushkolaj: Reforma në drejtësi, afera McGonigal e Kartelet e drogës kanë emërues të përbashët

Bushkolaj: Reforma në drejtësi, afera McGonigal e Kartelet e drogës kanë emërues të përbashët

18:48, 16/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Elkier Bushkolaj i ftuar sot në studion e emisionit “Task Forcë’ të Syri Tv reforma në drejtësi, afera McGonigal e kartelet e drogës kanë emërues të përbashkët dhe opozita duhet ti kërkojë llogari kryeministrit Edi Rama lidhur me këto skandale.

“Edhe deklarata e DASH dhe e të ngarkuarës me punë të SHBA në Shqipëri e kanë vënë theksin tek kartelet e drogës dhe pastrimi i parave.

Kemi dy raste kur lejet e ndërtimit jepen për personat e kërkuar nga SPAK si rasti Poja dhe Hajri. Prej 8 muajsh ka monopolin e lejeve në Tiranë. Në të gjitha dosjet e SKY-ECC të dalin miliona euro të investuara në hoteler turizëm dhe sektori i ndërtimit në Tiranë.

Opozita duhet të kërkojë llogari. Kemi parë dhe një bankë që njihet si bankë afër familjes kryeministrit që ka hyrë në sektorin e ndërtimit në bregdet aty ku agjencitë ligjzbatuese ngrejnë alarmin se po bëhet pastrimi më i madh i parave.

Ish bashkëshortja e MCGonigal thotë se MgGonigal donte të përfshihej tek pastrimi i parave të drogës në Shqipëri. E pamundur të shohim të shkëputur reformën në drejtësi, aferën McGonigal me kartelet e drogës, se kanë emërues të përbashkët" thotë Bushkolaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco