Në orën 17:00 të ditës së sotme, Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë seancën e dytë parlamentare, ku pritet të votohet për drejtuesit e komisioneve të reja parlamentare.
Seanca parashikohet të jetë protokollare dhe do të përqendrohet kryesisht në formalizimin e emërimeve në krye të komisioneve të ndryshme, pas miratimit të strukturës së re parlamentare.
Kujtojmë se gjatë seancës së parë, të mbajtur më herët gjatë ditës, u regjistrua një përplasje e fortë mes opozitës dhe mazhorancës lidhur me ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit. Ndryshimet e miratuara parashikojnë rritjen e numrit të komisioneve parlamentare, duke e çuar atë nga 8 në 11, një vendim që opozita e konsideroi si përpjekje për të reduktuar rolin e saj në proceset legjislative.
Zhvillimet e mëtejshme në seancën e pasdites pritet të ndjekin një ritëm më të qetë, ndonëse tensionet politike mbeten të pranishme në sallën e Kuvendit.
Komisionet parlamentare nën drejtimin e PD - Emrat e kryetarëve dhe nënkryetarëve
1 - Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe sportet - Do të drejtohet nga Luçiano Boci, Nënkryetare: Evis Kushi (PS)
2 - Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën - Do të drejtohet nga Ina Zhupa. Nënkryetar Erjon Malaj (PS)
3 - Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale- Do të drejtohet nga Bardh Spahia. Nënkryetar: Eduard Shalsi (PS)
4 - Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik - Do të drejtohet nga Jorida Tabaku. Nënkryetare: Iris Luarasi (PS)
Komisionet parlamentare nën drejtimin e PS - Emrat e kryetarëve dhe nënkryetarëve
5 - Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat - Do të drejtohet nga Milva Ekonomi, Nënkryetar: Eno Bozo (PD)
6 - Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike - Do të drejtohet nga Ulsi Manja, Nënkryetar: Oerd Bylykbashi (PD)
7 - Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes - Do të drejtohet nga Bledi Çuçi, Nënkryetar: Klevis Balliu (PD)
8 - Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm - Do të drejtohet Anila Denaj, Nënkryetar: Bledi Himçi (PD)
9 - Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural - Do të drejtohet Blendi Klosi, Nënkryetar: Xhelal Mziu (PD)
10 - Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme - Do të drejtohet nga Igli Hasani, Nënkryetar: Albana Vokshi (PD)
11 - Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale - Do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj, Nënkryetar: Ivi Kaso (PD)
© SYRI.net