Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Qytetarët në shesh, Rama turizëm në Zvicës

SYRI TV/ Balla justifikon shkrirjen e Komisionit të Integrimit: Ndryshimet, për hir të integrimit

16:23, 16/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ndërsa pretendon se po çon përpara procesin e anëtarësimit në BE, vendimi i kryeministrit Edi Rama për të shkrirë Komisionin e Integrimit shkaktoi debate në Kuvend. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deklaroi se ndryshimet janë bërë në funksion të integrimit në BE, por deputetët e PD-së dhe Partisë së Lirisë deklaruan se, me këtë vendim, opozita përjashtohet nga procesi i integrimit.

Me strukturën e re të komisioneve parlamentare, të propozuar nga kryeministri Edi Rama, është shkrirë Komisioni për Çështjet Europiane, i drejtuar nga opozita. Lëvizja e socialistëve, që vjen në një moment kyç për procesin e negociatave për anëtarësim, i hodhi më shumë benzinë zjarrit në Kuvend, të cilin kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, u përpoq ta fikte, duke thënë se këto ndryshime vijnë si nevojë e procesit të anëtarësimit në BE. Deklarata e Ballës tingëlloi kontradiktore, sepse nga foltorja e Kuvendit ai pretendon se ndryshimet i shërbejnë procesit të integrimit, megjithëse sjellin reduktimin e rolit të opozitës në rrugëtimin europian.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, që ka drejtuar këtë komision, dhe deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, akuzuan Partinë Socialiste se po përpiqet të përjashtojë opozitën nga procesi i integrimit.

Ndryshimet e propozuara nga Rama vijnë në një kohë kur Bashkimi Europian i ka bërë thirrje Shqipërisë, duke kërkuar kontributin e të gjithë aktorëve politikë dhe atyre të shoqërisë civile në procesin e integrimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco