Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, akuzoi në seancën e sotme parlamentare mazhorancën për shkelje flagrante të Kushtetutës dhe përpjekje për të kaluar ndryshimet në strukturën e komisioneve parlamentare jashtë çdo norme demokratike.
Në fjalën e saj në Kuvend, Zhupa theksoi se janë shkelur të paktën nëntë nene të Kushtetutës dhe se procedurat po zhvillohen sipas urdhrave të Kryeministrit Edi Rama, duke e kthyer parlamentin në një noter të vullnetit të ekzekutivit.
Ina Zhupa: Për ndryshimet në komisionet parlamentare, duhet që të zbatohet Kushtetuta. Keni shkelur 9 nene të Kushtetutës. Në ndryshimin e rregullores duhet të zbatohet Kushtetuta. Nuk e keni me seriozitet as integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, sepse nuk besoj se ka vend të BE që mos zbatojë rregulloren e parlamentit, por ju këtu doni që të kaloni shpejt gjithçka, me miratim nga kryeministri Edi Rama, që vendos gjithçka në këtë vend.
© SYRI.net