Kryetari i PPDNJ, Vangjel Dule, gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se debati i sotëm po zhvillohet në një terren jashtëzakonisht të rrëshqitshëm, ku sipas tij kolegët e opozitës po përpiqen të marrin pjesë në një diskutim që nuk është i lejueshëm në sallë.
Ai shtoi se megjithëse diskutohet se sa komisione duhet të ketë Parlamenti dhe sa anëtarë mund të përfshihen në to, drejtimi i seancës nuk i jep askujt të drejtë të vendosë përtej kufijve të përcaktuar nga Kushtetuta dhe Rregullorja.
Dule theksoi se deri në ndryshimin e neneve 81 pika 2 dhe 83 pika 3, nuk ka të drejtë të zhvillohet ky debat dhe se Kuvendi duhet të respektojë rregullat themelore që e bëjnë atë një organ parlamentar.
Vangjel Dule:
"I nderuar kryetar i seancës, e keni futur debatin e kësaj seance në një terren jashtëzakonisht të rrëshqitshëm dhe nuk e kuptoni, pse kolegët e opozitës vazhdojnë që të marrin pjesë në një debat që nuk është i lejueshëm në këtë sallë.
Sigurisht, është i lejueshëm të diskutojmë komisione do të ketë Parlamenti i Shqipërisë, sa anëtarë mund të ketë e ke thënë me radhë, por nuk e keni të drejtën të drejtoni këtë seancë apo kolegët e tjerë të vënë në dyshim nëse Kushtetuta respektohet apo nuk respektohet.
Është taksativ, jemi të detyruar, e bëhet fjalë për Kushtetutën dhe deri në momentin që nuk e kemi ndryshuar nenin 83 pika 3, nenin 81 pika 2, nuk kemi të drejtë për ta bërë këtë debat deri në momentin që flasim.
Nuk ka debat dhe nuk duhet ta ketë debat nëse duhet ta quajmë veten si organ parlamentar dhe veten tonë parlamentar".
© SYRI.net