Edi Rama postoi sot një mesazh me rastin e ditëlindjes së Fatos Nanos.
Postimi i tij i mbushur me hipokrizi vjen pasi Rama e ka spastruar partinë nga socialistët e vërtetë, duke e mbushur me klanin e hajdutëve të rilindjes.
“Në këtë ditë të shënuar të lindjes së tij - teksa pas hapjes së 4 kapitujve të tjerë të negociatave të anëtarësimit, po udhëtoj për të mbajtur një leksion në Kolegjin legjendar të Europës në Bruzh - më erdhi krejt natyrshëm dëshira që t’i uroj publikisht Fatos Nanos, liderit historik të Partisë Socialiste, një ditëlindje të gëzuar dhe jetë të gjatë 100 vjet.
Sot kur Shqipëria e sheh nga afër majën ku duhet të ngjitet pas një rrugëtimi të stërgjatë, dua të them se si pjesë e këtij rrugëtimi, Fatosi ka meritën e madhe që e ktheu partinë tonë në një forcë me sy e me zemër nga Europa dhe sikur ta mendosh për një moment, atë fazë të parë të historisë së Partisë Socialiste, në Shqipërinë e zhytur në vorbullën e rrumpallës demokratikase, pa Fatos Nanon në krye të saj, mendja të thotë se rruga jonë mund të kishte qenë shumë më gjatë.
Respekt, përqafime dhe gëzuar i dashur kryetar,” shkruan Rama.
Por ndërkohë, që në 25 shtator të vitit 2009, Fatos Nano shprehte shqetësimin se Edi Rama është i lidhur me krimin.
Ai ankohej se askush në PS nuk po e ndal atë.
Nano i bëri komentet në një intervistë për emisionin ‘Opinion’.
Fatos Nano: “Më lejoni të them që më vjen shumë keq, më dhimbset që aventurizmi i këtij masoni të pasuruar, Edvin Ramës në Shqipëri dhe në PS nuk po ndalet dot nga askush. Si është e mundur që askush nuk po i del përballë këtij njeriu. Në qoftë se kjo është e vërtetë, unë jam këtu për të qëndruar përballë këtij aventurieri në bashki, në presidencë në çfarëdo niveli tjetër, në cilindo të jetë e nevojshme për të normalizuar situatën në Shqipëri.”
Një tjetër akuzë ndaj Ramës, të cilën Nano e quajti mason të kamur ishte ajo për bashkëpunimin e tij me njerëz të botë së krimit.
Fatos Nano: “Një numër i konsiderueshëm personash në kërkim kanë qenë në stafet e ngushta operative të zotit Rama në fushatën e 28 qershorit.”
Blendi Fevziu: “Kush janë këta persona në kërkim?”
Fatos Nano: “Kam folur me organet përkatëse sepse një javë përpara zgjedhjeve në orët e vona të asaj nate, kam marr mesazhe kërcënuese për jetën nga persona të tillë. Po vazhduat që ju të dy të bukurit e shejtanit ishte mesazhi. Të kërcënoni Ramën në fatin e tij politik do ta paguani me jetë, këtë gjë e kam denoncuar në organet përkatëse dhe me të gjitha kontaktet që nuk më mungojnë, sepse një politikan karriere nuk është një jetim në mes të xhunglës. Kam mundur të verifikoj se nga vinin dhe si përdoreshin këto kërcënime dhe nga kush bëheshin dhe sigurisht kam marrë masat e mia për tu mbrojtur.”
Blendi Fevziu: “Dhe ishin njerëz pranë Ramës?”
Fatos Nano: “Pranë Ramës, persona në kërkim madje nga ata më të famshmit që janë shfaqur dhe në incidentet e kohëve të fundit.”
© SYRI.net