‘Rama kontrollon gjithçka’, Alimehmeti: Ne nuk jemi në një demokraci, por jemi diku në mes të autokracisë dhe diktaturës

10:18, 16/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar ne emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO, Ilir Alimehmeti Drejtuesi i Këshilltarëve të PD në Këshilli Bashkiak të Tiranës tha se jemi nën presion për të proceduar shkarkimin e Veliajt.

Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai tha se Edi Rama po tregon se është autokrati në këtë vend.

Ilir Alimehmeti: Këtu, dhe e ne e kemi thënë edhe në këtë studio, ne nuk jemi në një demokraci funksionale por jemi diku në mes të autokracisë dhe diktaturës. Hajde ta vëmë shigjetën ku jemi. Me afër autokracisë apo diktaturës, por në këtë interval ndodhemi. Në demokraci nuk ndodhemi, dhe nga ky drejtim po të shihni juve, asnjë nuk e dinte deri në një moment të fundit, në një botë politike që funksionon ku ka një lloj demokracie, ku ka një lloj koncepti të zgjedhjeve dhe me radhë dhe të votëbesimit nga njerëz ne duhet të dinim te paktën 60-70 për qind të Këshillit të Ministrave dhe të pozicionimeve të tyre. Duhet të dinim bilancin e punëve që këta kishin bërë, pse u konfirmuan ose pse u lëvizën ose pse u hoqën. Dhe do të  duhet të kuptonim arsyet edhe pse ka shumë, pse shkoi ne këto lloj zgjedhjesh me kaq vonesë. Se tani pyetja e madhe është se pse u kujtua në shtator ky. Pra e dinte që Erion Veliaj, ka njeri që nuk e dinte që Erion Veliaj është në burg që me 10 shkurt. A nuk e njef ai ligjin që e ka shkruajtur vetë që është kryeministri që e shkarkon kryetarin e bashkisë për shkak të shkeljeve të rënda të ligjit dhe të kushtetutës . A është aty ai për shkak të shkeljes së ligjit dhe të kushtetutës, dorëheqjen nuk e jep ai se duhet të kesh burrni që ta bësh. A e dimë ne që gjyqësori për të dhënë një vendim të formës së prerë nuk i dihet se sa vite do. Por edhe e fundit që ne e nxorëm, se ne këtë tagër kemi se si këshilltar bashkiak, nëse nuk paraqitesh tre muaj në mënyrë të pandërprerë në detyrë Këshilli bashkiak ka për detyrë t’ia propozojë kryeministrit shkarkimin.

Po çfarë ndodhi këto katër muaj. Këshilli Bashkiak heshtje të plotë. Fillimisht Romina Kulko e më pas Megi Fino në heshtje të plotë. As nuk diskutohet në Këshill. Mbyllet mbledhja po u hap te kjo fjalë. Ndërkohë që vjen ky katër muaj më pas dhe ky urdhëron këshillin Bashkiak, që s’ta lejon askërkush në formë ligjore këtë forme sjellje, e thotë nisni ju procedurat për shkarkimin. Nuk e shkarkon Këshilli bashkiak. Prapë kryeministri do ta shkarkojë. Pra Këshilli Bashkiak e vërteton se ky nuk ka ardhur në punë, nuk ka shqiptar që nuk e di këtë dhe shkon në këtë drejtim.

Pra ky do të japë, se edhe këtë ky e bëri. Çdo ligj, dhe çdo Maliq e ka ky në dorë. Kjo është shenja që ai po u jep të vetëve. Se ne e kemi shumë të qartë , e kanë të qartë edhe ata dhe nëse ne duam të bëjmë një funksion të dalim nga kjo kllapë autokracie dhe diktature ku ndodhemi, të jemi shumë të qartë se nuk bëhet kjo vetëm me forca të brendshme. Unë nuk njof ndonjë histori që ndonjë vend i Evropës, të ketë dalë nga një kllapë e tillë pa një mbështetje dhe pa një organizim gjeostrategjik me partnerë ndërkombëtarë. Unë nuk di që të ketë dalë ndonjë nga diktatura me votë dhe me zgjedhje të ndershme sepse në parim diktatura nuk lejon zgjedhje të lira dhe të ndershme. E ke shumë të qartë një fjalim të Margaret Thatcher që thotë se socialistët kanë frikë nga zgjedhjet e lira. Pse kanë frike. Sepse kanë frikë se njerëzit nuk do ti zgjedhin ata...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco