Politikani Nard Ndoka, nga studioja e “Kafe Shqeto”, ka komentuar mëngjesin e sotëm zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te situata në Bashkinë e Tiranës dhe roli i kryeministrit në vendimmarrjet e institucioneve.
Ndoka kritikoi mënyrën se si vendosen emërimet dhe trajtohen figurat politike brenda partive, duke e cilësuar procesin si problematik për demokracinë dhe për funksionimin e strukturave të partive.
"Është absurd momenti kur kryeministri shpall emrin e një kandidati dhe ajo vetë as që e di, këto njerëz kanë fuqi dhe e marrin një funksion pa e pyetur fare, janë apo s’janë dakord, kanë apo s’kanë ide për ta drejtuar një institucion"- u shpreh Ndoka.
Ai komentoi gjithashtu marrëdhënien mes Ramës dhe Erion Veliajt, duke theksuar ndikimin e pushtetit dhe presionin politik që sipas tij ka ekzistuar mes tyre.
"Pati frikë në vazhdimësi, e mbajti nën përgjim, e mbajti me presion në burg se kishte frikë se mund të fliste edhe për shkak se kryetari i bashkisë, pa diskutim, kishte pasur kontakte të vazhdueshme me kryeministrin, aq shumë afera korruptive që bënin dyshe, i kanë material njeri-tjetrit dhe Ramën e pengonte ai"- tha ndër të tjera Ndoka.
Nard Ndoka:
"Rama i ka të gjithë komponentët, e para pa diskutim që është një arrogant, prepotent me pushtetin dhe me partinë e tij, dhe është edhe një frikacak, duhet ta njohim më tepër këtë pjesën që e ka në ADN.
E goditi Veliajn për hallet e tij politike, për të shmangur vëmendjen dhe për ta hequr atë nga një pengesë që e kishte reale, ai ishte fuqizuar aq shumë sa edhe vetë Rama e kishte frikë për pushtetin e tij.
Pati frikë në vazhdimësi, e mbajti nën përgjim, e mbajti me presion në burg se kishte frikë se mund të fliste edhe për shkak se kryetari i bashkisë, pa diskutim, kishte pasur kontakte të vazhdueshme me kryeministrin, aq shumë afera korruptive që bënin dyshe i kanë material njeri-tjetrit dhe Ramën e pengonte ai.
Herë e mbante, herë e sulmonte, edhe kur e sulmonte, e sulmonte në mënyrë tinëzare, në mënyrë të nënçmuese, dhe do e shohim këtë proces.
Mendoj se tashmë u çlirua nga Veliaj, e ka burgosur atë tek burgu që e mban peng, ishte ky një proces tjetër. Ky është një personazh që mban ushtar, e tanimë Rama nuk i beson askujt, sepse njeriun më të besuar kishte Erion Veliaj, edhe ky u shpall tradhëtar, dhe ky proces kishte kaluar shumë emra deri sa përfundoi te emri i Manastirliut.
Duke e parë në këtë kontekst, ky është një proces problematik për demokracinë edhe për atë parti, një kryeminsitër pa marrë mendime të asnjë nga strukturat, organizatat e famshme që i kanë vetë ata apo dhe vetë kandidatit, kjo është absurde.
Është absurd momenti kur kryeministri shpall emrin e një kandidati dhe ajo vetë as që e di, këto njerëz kanë fuqi dhe e marrin një funksion pa e pyetur fare, janë apo s’janë dakord, kanë apo s’kanë ide për ta drejtuar një institucion".
© SYRI.net