Shqipëria pritet të shënojë sot konferencën e 6-të Ndërqeveritare me BE lidhur me hapjen e katër kapitujve të Grupit 4 në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Konferenca e 6-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së do të mbahet në Bruksel, me ftesë të Danimarkës, e cila mban presidencën e radhës së Këshillit të BE-së.
Kapitujt që do të hapen janë:
Kapitulli 14 – Politika e transportit
Kapitulli 15 – Energjia
Kapitulli 21 – Rrjetet transevropiane
Kapitulli 27 – Mjedisi dhe ndryshimet klimatike
Punimet nisin në orën 08:00, ndërsa konferenca për shtyp është planifikuar për rreth orën 09:15.
Në takim do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të BE-së, përfshirë Komisioneren për Zgjerimin Marta Kos.
Në këtë sesion do të formalizohet hapja e negociatave për katër kapitujt e lartpërmendur, ndërsa procesi pritet të vijojë me diskutimet teknike dhe politike të fazës së re të integrimit.
© SYRI.net