Avokatja Adriana Kalaja ngre sërish sërish akuza të forta ndaj gjyqtares që sipas saj mban në dorë të gjitha dosjet e rëndësishme që lidhen me opozitën, përfshirë edhe çështjen e fundit të Arben Ahmetajt.
E ftuar në një intervistë në SYRI TV, në edicionin e mesditës, Kalaja e konsideron të pamundur që kjo të jetë rastësi dhe e quan këtë situatë pjesë të një skeme të mirëorganizuar nga pushteti për të goditur kundërshtarët politikë. Ajo shpreh shqetësimin për mungesën totale të reagimit nga institucionet përgjegjëse, pavarësisht kallëzimeve të depozituara në SPAK dhe dokumentacionit që vërteton akuzat.
Adriana Kalaja: Është e vërtetë. Unë desha të shtoj vetëm diçka në raport me pasqyrën e qartë që i bëtë kësaj problematike që lidhet me këtë gjyqtare. Por, çuditërisht është e njëjta gjyqtare që ka të gjitha dosjet e opozitës dhe të personave, në fakt, së fundmi mori edhe dosjen e Arben Ahmetaj.
Është absurde në fakt, do të jetë naive nga ana jonë që të mendojmë që kjo është e rastësishme dhe nga ana tjetër mua më bën përshtypje sesi pas denoncimeve tona të paktën që prej nga janari 2024 dhe mos të ketë asnjë reagim nga institucionet përgjegjëse, kjo është jo vetëm e pabesueshme, por aq më shumë konfirmon të gjitha akuzat tona se ka një program, që ka një skemë të mirëfilltë për të amnistuar këtë gjyqtare dhe kjo të vijojë misionin deri në fund që ka marrë nga pushteti dhe kryesisht nga Edi Rama, për të goditur krerët e opozitës.
Nëse rikthehemi dokumentit që unë e bëra publik, ajo në fakt që më bëri përshtypje është një dokument që jo vetëm konfirmon akuzat tona, që konfirmon që i gjithë dokumentacioni që ne kemi përcjellë në SPAK me kallëzim në SPAK që në maj 2025, që është i vërtetë, pra nuk ka asgjë të shtuar e të shpifur nga ana jonë. Megjithë që këto pretendime vinin jo vetëm nga Irena me 300 mbiemra, por edhe nga Irenat e tjera të sistemit të drejtësisë, të politikës sidomos.
Ajo që mua më bëri përshtypje, që nga dita e premte që ne kemi bërë publike ketë dokument, fatkeqësisht thuajse në të gjitha mediat e tjera përveç SYRI-t, në mënyrë unisone e kanë bërë ‘block’ këtë lajm, për të treguar atë indiferencën gjoja, që është një lajm që nuk duhet të merremi. Kjo është jo vetëm e dëmshme, por e rrezikshme.
© SYRI.net