VIDEO/ Hoxha: Organizatat kriminale shqiptare operojnë brenda SHBA-ve, janë kthyer në problem

21:44, 10/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, gazetari Artan Hoxha ka folur për shtrirjen dhe fuqinë e organizatave kriminale shqiptare, duke theksuar se ato nuk janë më thjesht pranë kufijve, por operojnë brenda qyteteve të mëdha të Shteteve të Bashkuara.

E për këtë arsye ata janë kthyer në problem për administratën e re të presidentit Trump, që kërkon ti shkatërrojë.

‘Organizatat kriminale shqiptare nuk janë pranë kufirit, por janë brenda. Ne kemi struktura të mirëfillta që trafikojnë kokainë të marrë direkt nga Amerika Latine dhe e trafikojnë brenda qyteteve të mëdha të SHBA, duke filluar nga Majami, Florida, Nju Jork, Los Angjelos dhe deri në Çikago. I kemi atje,’ tha Hoxha.

Gazetari Hoxha shtoi se hetimet për këto struktura vazhdojnë dhe se disa prej tyre janë ende nën gjurmim.

‘Do i dëgjoni më vonë, se janë duke i gjurmuar. Nuk e di nëse do kenë bashkëpunim. E kanë bërë këtë punë nga vitet 2008-2009, kur janë goditur disa organizata shqiptare që merreshin me trafik brenda territorit të SHBA. Tani në këtë prioritet të madh që kanë SHBA, administrata e re, kanë përfshirë edhe pjesën e Shqipërisë.’

Hoxha theksoi gjithashtu se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë hetime të brendshme për organizatat kriminale, duke infiltruar njerëz brenda tyre, ndërsa SPAK sot pret vetëm dosjet dhe përgjimet që vijnë nga jashtë.

‘Dhe unë po them, në gjithë hetimet e deritanishme në Shqipëri, kemi shumë emra që nuk kanë qenë më përpara, nuk janë shpallur në kërkim, sepse nuk kemi dënime akoma. Çuditërisht, ne kemi hetime të nisura kryesisht nga indicie të ardhura nga jashtë. Prokuroria për Krimet e Rënda ka bërë hetime nga brenda dhe sot ka ardhur momenti, që ta them me plot gojën, që ata kanë bërë hetime vetë. Kanë patur të infiltruar brenda organizatave, kanë kryer hetime, përgjime brenda territorit. Nuk kanë pritur tekste që kanë ardhur.’

Gazetari rikujtoi edhe disa ngjarje të viteve të fundit dhe shtrirjen globale të grupeve kriminale:

‘Sot po i dëgjoni ju Çopjat, unë kam që në 2018 që flas, para 7 vitesh kur nuk i njihte askush, zero. Ngjarjet që ndodhnin nga Elbasani në Durrës, i lidhnin me grabitjet në Rinas, por unë ju thoja jo, ka dalë një operator i ri në treg, i cili po shkaktonte një seri atentatesh. Vetëm në 6 janë, kjo organizatë ka kaluar 32 ton dhe këtë e kam marrë vesh në Belgjikë. Prokurori federal belg thoshte se, për 6 javë kanë marrë 3 ngarkesa, 32 ton dhe nuk i ka kapur policia.’

Ai përmendi edhe aspektet logjistike dhe fuqinë e këtyre grupeve kriminale që janë zgjeruar dhe forcuar nën qeverisjen e Edi Ramës.

‘Ti sot bën një kontroll rutinë në Shkodër dhe gjen më shumë dronë se Ministria e Brendshme. E kupton se çfarë logjistike kanë këta. Pse nuk kishin këtë fuqi para 2013. Nga buroi kjo fuqi, kjo shtrirje globale e tyre. Ne sot kemi grupe që janë nën hetim, që i heton SPAK që nuk është kapur asnjë gram në Shqipëri. Ai 28 tonshi e kanë kapur gjermanët dhe rrezik ata kanë dalë nga burgu tani, dhe tani i hetojmë prap.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco