E ngarkuara me punë e amabasadës amerikane në Tiranë, Nensi Van Horn ka vlerësuar praninë e anijes së SHBA “Mount Whitney” në Porto Romano, si simbol i fazës së radhës, të modernizimit ushtarak të Shqipërisë.
‘Shtetet e Bashkuara mirëpresin plotësisht dhe nxisin zhvillimin e një baze detare në Shqipëri me kapacitet portual mallrash në ujëra të thella pikërisht këtu në Porto Romano’, thekson postimi i amabasadës së ShBA në Tiranë në Facebook.
“Anija e SHBA “Mount Whitney” - Anija e Komandës së Flotës së 6-të - që ankorohet këtu në Porto Romano simbolizon fazën e radhës të modernizimit ushtarak të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara mirëpresin plotësisht dhe nxisin zhvillimin e një baze detare në Shqipëri me kapacitet portual mallrash në ujëra të thella pikërisht këtu në Porto Romano. Investimi i Shqipërisë në përforcimin e Porto Romanos do t’i tregojë rajonit – dhe të gjithë Europës – aftësinë e Shqipërisë për të qenë një drejtuese e vërtetë në Aleancën e NATO-s."
© SYRI.net