'Në 12 vjet të qeverisë, 600 mijë ndërtime informale', Kaprata: Kemi hyrë fshehurazi në fashizëm

17:48, 10/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Urbanisti Gentian Kaprata, i ftuar në një intervistë për Syri TV me moderatorin Edvin Parruca, akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama për dështim total në menaxhimin e territorit dhe procesin e legalizimeve.

“Kryeministri po tallet rëndë me këtë popull, veçanërisht në fushën e ndërtimtarisë,” tha Kaprata, duke theksuar se Rama në vitin 2013 mori pushtetin me vetëm 320 mijë ndërtesa informale në proces legalizimi, ndërsa sot, sipas shifrave zyrtare të qeverisë, ky numër ka shkuar në 600 mijë.

Sipas urbanistit, ky është një tregues i qartë i dështimit të qeverisë dhe i propagandës mashtruese të kryeministrit:
“Realiteti është që Rama qeveris prej 12 vjetësh dhe çështja e ndërtimeve informale është përkeqësuar në masën 200%. Diskursi i tij nuk ka asnjë lidhje me realitetin.”

Kaprata theksoi se territorialiteti dhe demografia janë dy shtyllat kryesore të një shteti, por në Shqipëri këto janë shkatërruar:
“Territori është ky që shihni: 600 mijë ndërtime informale për një popullsi prej vetëm 2 milionë banorësh. Pra, për çdo 3 shqiptarë, një ndërtesë informale.”

Ai e cilësoi qeverisjen e Ramës si një model fashist të mbuluar pas termave “oligarki” dhe “autokraci të fshehtë”:
“Kam një dekadë që paralajmëroj: Shqipëria ka hyrë në fashizëm. Ky është realiteti që po fshihet pas propagandës.”

Kaprata:

Zoti Rama po tallet shumë rëndë me këtë popull, veçanërisht në një fushë të caktuar sikurse është ndërtimtaria.

Të fusësh ndërtimtarinë në një sistem, duhet një ose 2 vjet, pra të bësh një ligj për planifikimin hapësinor, të bësh një ligj më të mirë për pjesën e legalizimit, urbanizimit të zonave informale dhe ta mbyllësh atë proces me shpejtësi, dhe kështu ta fusësh vendin, me këto 2 ligje në një rrjedhë normale të zhvillimit të planifikuar.

Zoti Ramam e mori pushtetin në vitin 2013 që ishin vetëm 320 mijë ndërtesa informale në proces legalizimi, bashkë me ato që nuk ishin futur në proces por u futën më vonë, kurse sot kemi, në deklaratat e tyre publike, rreth 600 mijë, që do të thotë se kjo mënyra e diskursit të zotit Rama nuk ka mënyrën më të afërt me realitetin.

Realiteti është që zoti Rama qeveris prej 12 vjetësh dhe çështja e ndërtimeve informale është përkeqësuar në masën 200%, të paktën nga shifrat e tyre sepse ne nuk mund t’i masim këto, sesa ndërtesa informale ka në Shqipërinë e sotme.

Diskursi i zotit Ramam veçanërisht në këtë sektor shumë të gjerë, shumë të rëndësishëm, një nga 2 shtyllat, duhet të kuptojmë që territorialiteti i një vendi është një nga 2 shtyllat kryesore të një vendi, dimensioni tjetër është demografia.
Territori është ky që shihni, kemi 600 mijë ndërtime informale ndërkohë që jemi 2 milionë shqiptarë, pra për çdo 3 shqiptarë, një ndërtesë informale.

Kaq mjafton për të përcaktuar se çfarë është diskursi i zotit Rama, në kuptimin politik unë kam rreth 1 dekadë që them se ne kemi hyrë në fashizëm, në fakt kjo quhet oligarki ose autokraci e fshehtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco