Berisha, ka përsëritur akuzat e rënda ndaj drejtuesve të drejtësisë dhe qeverisë, duke e cilësuar aferën Rama-McGonigal një nga çështjet më madhore për Partinë Demokratike.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se opozita nuk do të ndalet dhe do të përdorë çdo mekanizëm ligjor e politik për të zbuluar para shqiptarëve të gjitha faktet që, sipas tij, po përpiqet t’i fshehë Altin Troplini.
Kreu i PD-së e akuzoi Troplinin për përfshirje në një skemë kriminale të fshehjes së së vërtetës, duke shtuar se kjo aferë nuk do të mbyllet pa u nxjerrë përgjegjësitë.
Pjesë nga deklarata:
Absolutisht këtë ne e kemi një çështje kryesore, nga më kryesoret.
Ne do përdorim të gjitha mundësitë tona për të zbardhur para shqiptarëve të vërtetën që do të fshehë Altin Troplini.
Dhe përgjegjësia direkte e Altin Troplinit, në përpjekjen e tij kriminale për të fshehur këto të vërteta.
© SYRI.net