‘Qëndrimi hakmarrës i Ramaduros', Berisha: Shkodra në mëshirën e breshërive të krimit...

‘Qëndrimi hakmarrës i Ramaduros', Berisha: Shkodra në mëshirën e breshërive të krimit...

11:11, 08/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Shkodër.

“Miq, sot në mëngjes masakra e radhës me dy të vdekur dhe dy të plagosur”, shkruan Berisha.

“Shkodrën me qëllim e sundon krimi, bandat, vetëgjyqësia dhe hakmarrja e ndihmuar nga narkoqeveria”. “Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin hakmarrës të Ramaduros ndaj Shkodrës dhe qytetarëve të saj”, vijon shënimi i kreut të Partisë Demokratike.

Mesazhi

Shkodra në mëshirën e breshërive të krimit.

Miq, sot në mëngjes masakra e radhës me dy të vdekur dhe dy të plagosur. Në mes të qytetit brenda në kafene breshëritë u morën jetën dy personave dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë njëra prej tyre kameriere shërbimi. Vrasësi, një i arrestuar dy vite më parë për bashkëpunim në krim por i liruar nga Tualanti apo ndonjë taulant tjetër për të vazhduar punën e tij katër ditë më parë pati një tjetër të vrarë. Shkodrën me qëllim e sundon krimi, bandat, vetëgjyqësia dhe hakmarrja e ndihmuar nga narkoqeveria. Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin hakmarrës të Ramaduros ndaj Shkodrës dhe qytetarëve të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco