'MCgonigal në Tiranë pa mbështetjen e Edi Ramës ishte një turist' / Gjokutaj: Biznesmenët u kërcënuan dhe iu morën para

10:39, 08/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Hetimi i Departamentit të Drejtësisë për aferat e ish agjentit të FBI-së, Charles Mcgonigal vijon të jetë temë qëndrore në raportimet e mediave kryesore amerikane, ndërkohë në Shqipëri SPAK nuk merr në pyetje kryeministrin Edi Rama në lidhje me dosjen e McGonigal.

Avokati Genc Gjokutaj i ftuar në studion e “Kafe Shqeto” të Syri Tv thotë se SPAK duhet të dërgojë letërporosinë për të marrë provat që kanë të bëjnë me Ramën, ndërsa akuzon Dumanin se me urdhër të Ramës     

“Në Amerikë është gjykimi i McGonigal. Akti normativ i firmosur nga Trump i hap rrugë hetimit prë cështjen e Kinës. Në Shqipëri është çështja Rama. Nuk e përjashton asgjë SPAK të marrë dosjen me letërporosi sa i takon pjesës së provave që kanë të bëjnë me Ramën.

Dumani është i kapur kokë e këmbë. Ai teatri i madh që u luajt që Yuri Kim donte tjetër kandidaturë e Rama donte tjetër. Është  përrallë.  Ai është përmendur në akt akuzë. Nuk mund të jenë amerikanët që u thotë shtetit shqiptar veproni apo mos veproni. Kapja e SPAK ka nisur në 2023

E merrte Dumani nga Departamenti i Drejtësisë dhe dërgonte letërporosi për të marrë aktet që lidhen me kryeministrin, është dobia më e madhe që i bëhet shtetit. Nuk ka të bëjë të fusësh në burg Edi Ramën por shtetit ti themi shtet. Ky kryeministër ka takuar Edi Ramën në mënyrë të fshehtë. Ka takuar dhe Yuri Kim.

Gjokutaj shton se McGonigal me bekimin e Ramës ka kërcënuar dhe biznesment dhe izoloi opozitën

Kush është personi A e personi B. Në lokal biznesmenëve u tregonin McGonigal dhe u thonin ti ke probleme. Pra janë trembur. Biznesmenët u kërcënuan kanë paguar para kot. MCgonigal në Tiranë pa mbështetjen e Edi Ramës ishte dhe një turist. Ky ia dha fuqinë me Duçkën. Izoloi opozitën. Yuri Kim, Blinken, Soros janë njësiti gueril për cështjen e PD-së, arrestimin e Berishës, përça e sundo.

Rama duhet thirrur dhe pyetur për të gjithë këta elementë. Duhet thirrur Duçka, Neza dhe Yuri Kim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco