Drejtuesi i departamentit të Sigurisë në PD, Avenir Peka i ftuar në Edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, ka komentuar edhe vënien nën ligjin RICO në SHBA të Xhorxh Sorosit dhe djalit të tij.
Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Peka u shpreh se, ky hetim i nisur nga presidenti Donald Trump ndaj Sorosit, pritet të shkatërrojë të gjithë rrjetin e fondacionit Soros në të gjithë botën.
‘Një mëngjes në fund të vitit 2015, John Podesta i vendos në tavolinë Sorosit një raport konfidencial, që ishte një studim i thelluar që tregonte se, Donald Trump jo vetëm që kishte avantazh ndaj kandidatëve republikanë, por tregonte shenja se po ngushtonte diferencën me Hillary Clinton.
Në moment, Soros i thotë sekretares së tij; Më lidh pak me Barakun. Dhe i thotë që kemi një problem, një problem shumë i madh që duhet të flasim menjëherë.
Pas 48 orësh avioni i tij ulet në Uashington eskorta e çon në Shtëpinë e Bardhë.
Nga ajo ditë e më sot, gjithçka tjetër është histori.
Nëna e të gjitha probleme të Donald Trump që nga korrik 2016 është Xhorxh Soros. Edhe manipulimi i zgjedhjeve të 2020.
Protestat e dhunshme të zhvilluara në Amerikë ku u dogjën qytete janë financuar nga Xhorxh Soros dhe Bill Gates. Bill Gatesin e thirri javën që shkoi në zyrë dhe i tha, ndalo financimin e grupeve ekstreme të majta që bëjnë protesta, përndryshe do hap çështjen RICO.
Sorosin nuk e thirri, por i tha se do të hap çështjen RICO.
Çështja RICO është e rëndësishme se, nuk është hetim ndaj një personi, por hetim ndaj gjithë rrjetit dhe lëvizjes së parave që ka në dorë. Jo vetëm në SHBA, por gjithë aktivitetin që Xhorxh Soros dhe i biri, kanë bërë në SHBA dhe jashtë, duke përfshirë dhe rajonin, se i kemi parë.
Ky hetim ndaj Xhorxh Soros, do të shkatërrojë të gjithë rrjetin e fondacionit në të gjithë botën. Pastaj se cila janë pasojat për secilin vend, është gjë tjetër. Synimi është shkatërrimi i rrjetit të tij majtist. E kemi në Shqipëri, Rumani, Poloni, Brazil dhe shumë vende që janë të gjitha të sponsorizuara nga Soros.’, theksoi Avenir Peka në SYRI TV.
© SYRI.net