Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protesta epike kundër Ramës

Çmenduria e Ramës/ Pasi shpenzoi 5 mln euro për Kopshtin e Edenit, do japë miliona për hollin dhe sallën e mbledhjeve në kryeministri

Çmenduria e Ramës/ Pasi shpenzoi 5 mln euro për Kopshtin e Edenit, do japë miliona për hollin dhe sallën e mbledhjeve në kryeministri

20:13, 02/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ndërsa shumë shqiptarë po e festonin Vitin e Ri në mjerim, kryeministri i tyre i përshëndeti me një gotë shampanjë nga një ambient ultraluksoz në oborrin e zyrave të kryeministrisë.

Nuk kishte mënyrë më skandaloze për të njoftuar shqiptarët se sapo kishte mbaruar një investim prej rreth 5 milionë euro brenda kryeministrisë për të kënaqur sytë e Edi Ramës.

Projekti i njohur me emrin Kopshti i Edenit është një punim i studios së njohur Precht dhe përbën një nga abuzimet më të mëdha me pushtetin për teka personale.

Por edhe pse ka abuzuar me një shumë kaq të madhe, Edi Rama ka urdhëruar zëvendësen e tij, Belinda Balluku, që të firmosë të tjera punime në kryeministri.

Këtë herë, me firmë të Ballukut është urdhëruar rikonstruksioni dhe rikonceptimi i sallës së mbledhjeve dhe hollit të kryeministrisë.

Në një njoftim zyrtar thuhet se këto janë pjesë e një marrëveshje dhurimi, por edhe nëse është kështu, nuk dihet se kush e ka bërë dhurimin për të kënaqur sytë dhe dëshirat e kryeministrit që nuk ngopet duke duke jetuar në mes të luksit, pavarësisht se drejton vendin më të varfër dhe më të korruptuar në Europë.

VENDIM nr. 479, datë 1.9.2025

PËR NGARKIMIN E DREJTORISË SË SHËRBIMEVE QEVERITARE PËR PARAQITJEN E KËRKESAVE PËR KRYERJEN E PUNIMEVE DHE NDJEKJEN E ZBATIMIT TË MARRËVESHJES PËR REALIZIMIN E PROJEKTIT TË RIKONSTRUKSIONIT DHE RIKONCEPTIMIT TË SALLËS SË MBLEDHJEVE DHE HOLLIT TË SAJ NË MJEDISET E KRYEMINISTRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 53, të ligjit nr.162/2020, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Ngarkimin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare për paraqitjen e kërkesave për kryerjen e punimeve, sipas legjislacionit në fuqi, dhe ndjekjen e zbatimit të marrëveshjes së dhurimit, me objekt realizimin e projektit të rikonstruksionit dhe rikonceptimit të sallës së mbledhjeve dhe hollit të saj në mjediset e Kryeministrisë.

2. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, në funksion të zbatimit të projektit dhe të marrëveshjes së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ngarkohet për kryerjen e procedurave përzgjedhëse për mbikëqyrjen dhe kolaudimin, sipas legjislacionit në fuqi.

3. Ngarkohen Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe Kryeministria për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Belinda Balluku

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco