Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protesta epike kundër Ramës

Bushkolaj: 30% e ekonomisë shqiptare lidhet me trafikun e drogës, skaneri ka dorën e shërbimeve sekrete

18:54, 02/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në emisionin Task Force në Syri TV me moderatore Sonila Meço, gazetari Elkier Bushkolaj deklaroi se një pjesë e madhe e ekonomisë shqiptare mbështetet në paratë e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Ai theksoi se analiza mbi çështjen Rama-McGonigal duket të jetë ndërtuar nga burime që njohin mirë krimin, ekonominë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Elkier Bushkolaj:

Skaneri që i bën çështjes së trafikut të drogës është një skaner që duket qartë se është nga inteligjenca ose shërbimet sekrete. Përshkrimi që i bëjnë realitetit që është i saktë për këdo që e njeh sektorin e lëndëve narkotike dhe sektorin e ekonomisë, mbi të gjitha me përqindje dhe krahasim me vite. E nisim me vitin 2014 kur sapo ka ndodhur rotacioni dhe e kalon në vitin 2025. Sot 30% e ekonomisë është e bazuar në paratë informale që sjell trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike, kryesisht i kokainës. Kjo përkon edhe me shifrat që lexojmë në dosje, të paktën në ato shifra që kapen. Brenda saj ka dorën e një njeriu që e njeh dorën e krimit, ka dorën e dikujt që e njeh sektorin e ekonomisë dhe ka edhe dorën e dikujt që njeh sektorin e rrafsheve dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Këto janë informacione të dorës së parë dhe shumë të qarta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco