I ftuar në emisionin e mesditës në Syri tv ka qenë eksperti i turizmit Ferjolt Ozuni.
Në bisedë me moderatorin Arnold Kariqi ai ka komentuar situatën e turizmit dhe mbarëvajtjen e këtij sezoni dhe numrin e turistëve që kanë vizituar vendin.
Ferjolt Ozuni: Numrat tashmë ne jemi mësuar se në varësi se kush i jep dhe kush është targeti i dhënies së atyre numrave, ashtu edhe dalin. Kemi dëgjuar se do kapim edhe 30 milionë, një nga batutat me të bukura që mund të bëhej ndonjëherë është 39 milionë. Por mund të them që jemi, të paktën në perceptimin e deritanishëm, është se jemi në të njëjtat shifra që ishim vitin e kaluar. Ajo çka bie me shumë në sy është se kemi, të paktën në perceptimin është se kemi një rritje të vlerave të shpenzuara. Një rritje që vjen, jo patjetër si rezultat i rritjes së cilësisë por që mund të vijë edhe nga ndryshimi i kursit të këmbimit, inflacioni edhe rritja e çmimeve. Por ajo që vihet re është se ata turistët që unë i kam quajtur, “turistët me bukë me vete” po vijnë e po rrallohen, sepse çmimet tek në po rriten dita ditës. Ka anën e mirë, ka anën pozitive por natyrisht që ka edhe anën negative gjithë kjo sepse jemi reklamuar si vend i lirë dhe me shumë dyshime pasi nga këndvështrimi im, ne nuk jemi një vend i lirë. Ne nuk duhet të jemi një vend i lirë. Ne duhet të jemi një vend korrekt, ku raporti çmim cilësi duhet të jetë ai që duhet të mbizotërojë dhe ai që ne duhet të synojmë edhe në si operatorë, edhe si institucione, qofshin këto të pushtetit lokal apo qendror.
Arnold Kariqi: Si ka ndikuar mungesa e shqiptarëve nga Kosova?
Ferjolt Ozuni: Ne kemi qene bashkë në studio. E mbaj mend kur u liberalizuan vizat. Dhe e kam thënë dhe e them se është diçka e pritshme, Qytetarët e Kosovës vinin në Shqipëri si rezultat i çmimeve të ulta dhe si rezultat i mungesës së konkurrencës mes turistëve. Pra ata kishim, nuk kishim të tjerë dhe çmimet ishin të ulta. Dhe e dyta është se qytetarët nga Kosova nuk është se kishin alternativa të tjera. Sot qytetarët nga Kosove, i ke në Itali, Turqi masivisht. Në Greqi është numri më i madh i tyre. Pra ata që kanë ikur në greqi është diçka e pritshme. Nuk është ndoshta difekt i joni por është një gjë që vjen ciklike. Ajo çka ne do të shohim nesh është defekt apo jo, dhe këtu do kalojmë me siguri dhe është fati që historia ekonomike dhe transaksionet ekonomike dhe dy vite pas liberalizimit të vizave të një vendi ata fillojnë dhe eksplorojnë. Pas dy vitesh fillon stabiliteti. Këtu duhet të shohim nëse ne do të jemi të aftë që këta ti rikthejmë në vendin tonë. Dhe kjo mua me duket pak e pamundur që ne duke filluar nga viti tjetër të kemi aftësinë për ti rikthyer. Pasi ata do të kërkojnë shërbime të mira dhe çmime të mira, gjë që ne në këtë moment nuk e këmi kapacitetin e nevojshëm për ta ofruar një raport të mira të asaj çfarë ata kanë si target dhe cilësisë së nevojshme.
Na mungojnë burimet njerëzore. Në mungon stafi operacional. Unë sot po bëj rolin e shoferit...
© SYRI.net