Megavjedhja me XUEX, Braçe denoncon mikun e Edi Ramës që po grabit shqiptarët

Megavjedhja me XUEX, Braçe denoncon mikun e Edi Ramës që po grabit shqiptarët

22:08, 31/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Erion Braçe njihet si një ndër demagogët më të shquar të pushtetit, si një socialist i konvertuar në rilindas, Braçe shpesh bën kinse qan hallet e popullit, por në fakt i përdor hallet e tyre për të zënë një vend në lostë deputetësh ose për ndonjë post ministri.

Kështu është duke bërë edhe së fundi Braçe, gjoja duke “denoncuar” skemën e grabitjes së parave të shqiptarëve me platformat TXEX edhe XUEX.

Pyetja që lind pas këtyre denoncimeve të Braçes është: A nuk e di ai që kompania miliarderit të Biance, Changpeng Zhao, është e përfshirë në këtë skemë vjedhje?
Po që shefi i tij, Edi Rama e ka takuar dhe e ka mik nuk e di Braçe?
Apo mos ka ndërmend të marrë pjesë në audicionet e kabinetit të ri dhe bë rolin e përhershëm të kones, që kjo mund të jetë me afër së vërtetës për qëndrimet e tij.

LEXO EDHE: Takimi me miliarderin e Binance/ Rama promovonte kriptomonedhat, qytetarët shqiptarë paguajnë çmimin e skemave mashtruese

Skema XUEX operon pa licencë, përdor rrjetet sociale si Telegram dhe Signal për të joshur investitorët dhe përfshin edhe shqiptarë nga diaspora, duke rritur humbjet dhe shqetësimet për privatësinë dhe keqpërdorimin e të dhënave personale. Autoritetet shqiptare ende nuk kanë ndërmarrë masa për të mbrojtur qytetarët, ndërsa edhe Rama vazhdon i qetë, pa asnjë deklaratë publike mbi këto kriptoskandale, pa marrë përgjegjësi për pasojat që sjellin politikat e tij.

Rikujtojmë që në 2023, qeveria amerikane i dha një goditje masive firmës Binance ku firma ra dakord që paguajë një gjobë prej rreth 4 miliardë dollarësh, ndërsa themeluesi dhe shefi i kompanisë Changpeng Zhao u deklarua fajtor për një krim që lidhej me dështimin e tij për të parandaluar pastrimin e parave në platformë.

Në bazë të marrëveshjes, Departamenti amerikan i Thesarit tha se Binance do t’i nënshtrohej vëzhgimit për pesë vite, mes të tjerash, edhe sigurimin e largimit të plotë të firmës nga Shtetet e Bashkuara. Binance është një kompani me qendër në Ishujt Cayman.

LEXO EDHE: Edhe një tjetër mik i Edi Ramës pranon fajësinë para drejtësisë amerikane për pastrim parash në vlera miliarda dollarë

Sipas raportimeve kompania lejoi mbi 1.5 milionë dollarë shkëmbime me monedha virtuale çka bie ndesh me sanksionet amerikane, përfshirë veprimtaritë nga Brigadat al-Qassam të Hamasit, al-Kaida dhe organizata të tjera kriminale.

Postimi i Braçes:

BRENDA GRUPIT NE TELEGRAM TE PIRAMIDES XUEX;

48 ORE DHE BOSET E PIRAMIDES KANE BLLOKUAR CDO TERHEQJE TE PARAVE NGA ANETARET!

LEO SMITH, domethënë PROFESORI, domethënë ROBOTI,

KA THIRRUR MBLEDHJE GRUPI DHE KA NJOFTUAR BLLOKIMIN E TERHEQJES SE PARAVE;

Pra daljen nga PIRANIDA duke kaluar PARATE nga LLOGARIA-MURI I ANETAREVE NE BINANCE E PASTAJ NE EXCHANGE NE KOSOVE PER TI MARRE CASH! Këtë gjë bëri dhe shpalli TXEX 10 DITE ME PARE;

Pas 10 ditësh askush në Divjakë e Lezhë nuk ka marrë dot paratë.

PRA KRIMI I MASHTRIMIT DHE GRABITJES PO KONSUMOHET I PLOTE!

Leo Smit e quan XUEX ende BURSE, por unë nuk di as në Evropë e as në Amerikë bursë që të bllokon paratë e tua;

Lexoini mesazhet e tij; CDO FJALI ESHTE PROVE E FUNKSIONIMIT SI PIRAMIDE, JO SI BURSE!

E reja tjetër sot-zbuluar nga mesazhet në shqip të Leo Smith, ka të bëj me faktin se paske edhe SHQIPTARE nga jashtë Shqipërisë që paskan futur para në PIRAMIDE!!!!

Pas gjithë asaj që kaloi thuajse cdo familje në 1996-1997, besoja se nuk do kishte më shqiptarë të binin në gropën e piramidave!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco