Nata e dytë e Festivalit të Yjeve në Librazhd nuk do të zhvillohet. Sipas bashkisë, kushtet atmosferike “fikën” yjet.
Mijëra vizitorë, që kishin ardhur nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë, mbetën vetëm me njoftimin e anulimit, pa asnjë informacion për një vazhdim të mundshëm të festivalit.
Kryetari i bashkisë Mariglen Disha u mjaftua vetëm me njoftimin për anulimin e festivalit.
Një tjetër pyetje që mbetet dhe që kryetari i bashkisë nuk i përgjigjet është: Sa u ka kushtuar ky festival taksapaguesve të Librazhdit?
Vëzhgimi i yjeve me teleskop nga Parku Kombëtar i Shebenikut nisi disa vite më parë si një iniciativë e një grupi të rinjsh të cilët shfrytëzuan pozicionin gjeografik dhe pamjen fantastike që ofronte qielli në Fushë Studë.
Ideja u shndërrua nga bashkia e Librazhdit në një festival yjesh për të dytin vit. Këtë vit festivali do të organizohej gjatë dy ditëve
© SYRI.net