VIDEO/ Sulmet e Ramës ndaj gjyqtarëve, Bozdo: Reforma u deformua rrugës, me miratimin e ndërkombëtarëve

17:11, 30/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Eno Bozdo gjatë një interviste dhënë për Edicioni i Pasdites në SYRI TV, ka komentuar sulmet e Edi Ramës ndaj gjyqtarëve, të cilët ditët e fundit kanë dalë kundër propagandës dhe dënimeve kolektive që merr kreu i qeverisë.

Gjatë bisedës me moderatorin Arnold Karriqi, Bozdo theksoi se, reforma në drejtësi deformuar në rrugë e sipër, nën heshtjen, apo ndoshta dhe me miratimin me kokë ulur, të disa ndërkombëtarëve të cilët kanë pasur pozicione shumë të rëndësishme këtu.

‘Edi Rama shantazhon në mënyrë direkte KLGJ, siç bëri në rastin e fundit apo shantazhimet që u bën gjyqtarëve apo prokurorëve sa herë që të vetët kanë pasur probleme.

Shantazhimi i drejtpërdrejtë minon punën e drejtësisë. E minon edhe në mosbesimin që krijon vetë kryeministri, ai që e ka promovuar reformën në drejtësi.

Me fjalët e tij publike, ai e minon në të gjitha anët. Më shumë se sa e minon, e intimidon dhe shantazhon atë dhe pyetja është a mund të flasim ne për drejtësi të pavarur.

Shikoni, me apo pa fjalën e Edi Ramës, me apo pa shantazhimet e sotme, të djeshme apo ata që do vijnë, unë nuk besoj se kemi të bëjmë me një drejtësi të pavarur dhe këtë opozita e ka shprehur qartë.

Opozita ka qenë kritikuese, në raste të caktuar goditëse me emër, ndaj prokurorëve apo gjyqtarëve të caktuar, por në të drejtën e saj morale, sepse gjithmonë ka qenë në tezën se, reforma në drejtësi është bërë për ti shërbyer kësaj qeverie dhe kësaj mazhorance.

Është deformuar në rrugë e sipër, nën heshtjen, apo ndoshta dhe me miratimin me kokë ulur, të disa ndërkombëtarëve të cilët kanë pasur pozicione shumë të rëndësishme këtu.

Të paktën opozita ka ruajtur një standard gjykimi, që njerëzit e dinë’, tha Eno Bozdo në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco