VIDEO/ Rama krenohet me tritolin mbi resortin e zyrtarit të tij pasi e toleroi ndërtimin pa leje për 8 vite

VIDEO/ Rama krenohet me tritolin mbi resortin e zyrtarit të tij pasi e toleroi ndërtimin pa leje për 8 vite

11:12, 30/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për 8 vite me radhë, Edi Rama e toleroi një ndërtim pa leje gjigant të një zyrtari të tij në një zonë jo vetëm shumë të dukshme, por edhe shumë të lakmuar në vend.

Por një ditë pasi e shembi me tritol këtë resort, Edi Rama u krenua sot përpara ndjekësve të tij në rrjetet sociale.

“Ca zëra në nisje të kësaj kthese të re thoshin “po pse Thethi e jo Jugu, po pse ashtu e jo kështu”, ndërkohë puna për mbrojtjen e vendit nga abuzuesit vazhdon në veri, jug dhe Shqipërinë e Mesme, ku konkretisht në Durrës është vendosur rendi ligjor mbi një territor të marrë peng nga një abuzues, i cili është ndaluar nga Policia e Shtetit e i është dorëzuar drejtësisë edhe si ish-drejtues i inspektorëve të Durrësit”, shkruan Rama.

Resorti “Saint Michelle Residence”, i ndërtuar pa leje nga ish-drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Durrës, Ardian Halili, u shemb të premten, 29 gusht, me shpërthim të kontrolluar.

“Shtetasi A. H. e ka ndërtuar këtë objekt, i cili përbëhet nga 11 kabina tip garsoniere, një godinë 2-katëshe, një fushë minifutbolli dhe një pishinë, në një sipërfaqe toke prej 5,600 m², gjatë kohës kur ai ka ushtruar funksionin e Kryeinspektorit të IMT-së në Bashkinë Durrës dhe konkretisht gjatë viteve 2018-2021. Nga verifikimet e kryera rezultoi se ndërtimi i këtij objekti pa leje ka filluar prej vitit 2018 e në vijim“, ka deklaruar më herët policia për rastin.

Një ditë para prishjes së resortit, Halili u arrestua nga autoritetet, nën akuzën për shkelje të ligjit dhe abuzim me detyrën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco