Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, deputeti i zgjedhur Klevis Balliu, në një deklaratë për mediat, shprehu mbështetjen e plotë ndaj qëndrimit të Presidentit Donald Trump lidhur me hetimin ndaj George Soros dhe strukturave të tij.
Ai theksoi se Ă«shtĂ« koha pĂ«r tâi dhĂ«nĂ« fund ndĂ«rhyrjes sĂ« malinje nĂ« demokracitĂ«, si nĂ« vendet e mĂ«dha si Amerika, ashtu edhe nĂ« ato mĂ« tĂ« vogla si ShqipĂ«ria.
Balliu kërkoi hetimin e plotë jo vetëm të Soros dhe familjes së tij, por edhe të personave që veprojnë në Shqipëri në shërbim të tyre, duke i cilësuar si kukulla politike të një strukture mafioze ndërkombëtare që ka minuar pluralizmin dhe drejtësinë në vend.
Deklarata:
Akuzat e Presidentit Trump për George Soros dhe të BIRN përfaqësojnë një të vërtetë madhore: i duhet dhënë fund ndërhyrjes malinje në demokracitë, si të vendeve të mëdha, si Amerika, ashtu dhe atyre të vogla, si Shqipëria. Hetimi i George dhe Alex Soros nuk mund të jetë kurrë i plotë pa hetimin në Tiranë të Edi Ramës, Linda Ramës dhe Delina Ficos, këtyre kukullave të tyre në Shqipëri.
Partia Demokratike e përshëndet dhe do ta mbështesë në vijim këtë qëndrim të Presidentit Trump, duke ofruar jo vetëm historinë e saj të persekutimit, por edhe dijenitë dhe informacionet që ka, se si kjo strukturë mafioze ndërkombëtare ka funksionuar në Shqipëri.
Donal Trump kĂ«rkoi jo vetĂ«m hetimin e Soros duke pĂ«rdorur ligjin RICO, qĂ« pĂ«rdoret pĂ«r organizatat e strukturuara kriminale, por mund tĂ« thuhet se e shpalli ânon grataâ, Goerge Soros, Alex Soros dhe Fondacionin e tyre.
Ka qenĂ« lideri historik i PD, Sali Berisha, qĂ« ka kĂ«rkuar para tetĂ« viteve shpalljen ânon grataâ tĂ« Soros duke e cilĂ«suar njĂ« monstĂ«r tĂ« njerĂ«zimit, tĂ« dĂ«mshĂ«m pĂ«r demokracitĂ«.
Në themel të shpalljes së Presidentit amerikan qëndrojnë veprimtaritë destruktive të Sorosit, të cilat kanë gërryer themelet morale dhe shoqërore, dhe radikalizuar pushtetin e majtë drejt formave autoritare e diktatoriale.
Shqipëria është shembulli më i qartë i këtij fenomeni. Pikërisht këtu, Soros goditi pluralizmin politik duke ndërtuar një sistem drejtësie të kapur, me të cilin shënjestroi liderin historik të opozitës, Sali Berishën, për të forcuar kukullën e tij politike, Edi Ramën.
Sot, për fat të keq, vendi ynë ka një drejtësi të projektuar sipas vizionit të këtij arkitekti të së keqes: një strukturë që nuk garanton barazi dhe ligjshmëri, por shërben si instrument i kapjes së shtetit dhe mbajtjes së pushtetit me çdo mjet.
Ne përshëndesim aktin kurajoz dhe çlirues të Presidentit Trump, dhe vijojmë thirrjen e kryetarit të PD për FBI që të hetojë veprimtarinë e Soros në Shqipëri.
© SYRI.net