'Skandali i inceneratorëve', Vasili: Drejtësia e Ramaformës hesht për krimin e madh

'Skandali i inceneratorëve', Vasili: Drejtësia e Ramaformës hesht për krimin e madh

10:50, 29/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PL, Petrit Vasili, në një postim në Facebook, ka reaguar lidhur me aferën e inceneratorëve, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për shpërdorim të buxhetit të shtetit dhe mbrojtje të përgjegjësve.

Vasili shkruan se Rama ka "zbrazur gjysmën e një miliard eurove" për inceneratorët, ndërkohë që dy ish-ministrat e përfshirë, Lefter Koka dhe Arben Ahmetaj, ndodhen njëri në burg dhe tjetri në arrati.

Ai hedh akuza të drejtpërdrejta edhe ndaj drejtësisë, të cilën e cilëson si "drejtësia e re e Ramaformës", që sipas tij mbyll sytë përballë përgjegjësisë penale të vetë kryeministrit.

“Po Rama?”, pyet Vasili në reagimin e tij, teksa publikon edhe një video që, sipas tij, “tregon gjithçka” për përfshirjen e kreut të qeverisë në këtë aferë të shumëpërfolur.

Postimi i plotë:

Ja si zbrazi Rama buxhetin per te paguar inceneratoret e tij te dashur!

Grabiti gjysem miliard euro dhe tani ben sikur harron dhe sikur s'ka ndodhur gje.

Edhe te dy ministrat Koka dhe Ahmetaj qe falenderoi Rama per inceneratoret jane njeri ne burg dhe tjetri ne ekzil se perndiqet nga drejtesia e re e ramaformes.
Po Rama?

Kjo video tregon gjithshka, tregon mbi te gjitha se si mbyll syte drejtesia e re per fajin dhe pergjegjesine e rende penale te Rames per inceneratoret


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco