Jo vetëm tendat dhe karriget e lokaleve, por në Lushnjë, me urdhër politik nga Edi Rama, kryebashkiakja Eriselda Sefa ka nisur një aksion absurd: po pret pemët dhe po zhduk gjelbërimin nga rrugët dhe trotuaret e qytetit.
Në emër të lirimit të hapësirave publike, bashkia e Lushnjës ka shkuar përtej çdo logjike, duke hequr jo vetëm strukturat e palejuara, por edhe pemët, lulet dhe hijet një nga të vetmet pasuri që i kanë mbetur qytetit të braktisur nga investimet.
Deputeti Saimir Korreshi, i ftuar në edicionin informativ të lajmeve në Syri TV, denoncoi këtë fushatë si një “çmenduri” të kryetares së bashkisë, që vepron sipas direktivave të Rilindjes dhe jo në interes të qytetarëve.
“Në vend që të pastrohen kanalet dhe të ndalet korrupsioni, po priten pemët se qenkan frutore dhe qytetarët hanë frutat. Ky është absurdi rilindas që po e zhbën Lushnjën,” deklaroi Korreshi.
Pjesë nga deklarata:
Kjo është një çmenduri!
Kryetari i bashkisë, sulltani që nuk njeh më ndarje pushtetesh, ka dhënë urdhër që këtu duhet të bëhet varrezë, fushë. Këta kanë nxjerrë një urdhër që të lirohen trotuaret, hapësirat publike. Të heqësh çadra e karrige, okej… por të presësh pemët është çmenduria më e madhe!
Ajo pemë nuk është në trotuar. Ajo është një pemë që është mbi lartësinë e pemëve të mbjella nga bashkia. Atë zonë e frekuentojnë më shumë të moshuarit. Sot janë 40 gradë dhe pemët priten! E zhveshën komplet Lushnjen nga të gjitha pemët.
Kjo po ndodh në të gjithë Lushnjen. Ajo pemë u pre se ishte pemë frutore, dhe justifikimi ishte se “nuk duhet të ketë pemë frutore se i hanë qytetarët”! Janë prerë pemë çmendurisht në të gjithë zonën. Në zonën e Krutjes janë prerë më shumë se 50 rrënjë ullinj! Ore, i ka mbjellë fshatari, okej, mos ia prit! Mblidhi frutin, çoja kryetares por mos ia prit pemën!
Ore, shkulje dhe mbille diku tjetër por mos i prit! Në Lushnje mbollën një vijë ajrore 700 metra me kumbulla dhe të gjitha u thanë, sepse bashkia as që i vaditi! Po t’i shikosh, të gjitha janë dramatike janë tharë. Kanë mbjellë ca pemë që nuk bëjnë asnjë lloj pune, sa për të vjedhur lekët. Mund t’ia ketë falur dikush, sepse në dijeninë time i janë falur bashkisë Lushnje, dhe besoj kanë bërë ndonjë procesverbal që të quhen sikur janë bërë me tender.
Por të presësh pemët në trotuar që nuk pengojnë njeri…
Ne kemi ndërhyrë pikërisht për pemët, duke i kërkuar Inspektoriatit që ishin të Njësisë Administrative, dhe kryetarit të Policisë Bashkiake i thashë: “Sillni urdhrin.” I thashë: “Ku është ai urdhër që është dhënë, që i konsideron këto pemë si pengesë për hapësirën publike?”
Ne po mbytemi nga ferrat. Në vend që kryetari i bashkisë të pastrojë kanalet, merret me pemët!
Kaq idiotë na përfaqësojnë, sa dikush i tha aty një shitësi ambulant: “Pse ti do shesësh domate nën hijen e pemës?” Këta janë shpirtzinj! Nuk e konceptojnë dot që një qytetar të shesë produkte nën hije, sepse për ta kjo është çmenduri.
Deri këtu shkon makabriteti.
© SYRI.net