Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

‘Grup anti-parti në art e kulturë’ ke teatri ‘Migjeni’/ Strazimiri: Radha në manualin e ‘Historia PPSH’ është ndryshe...

‘Grup anti-parti në art e kulturë’ ke teatri ‘Migjeni’/ Strazimiri: Radha në manualin e ‘Historia PPSH’ është ndryshe...

17:46, 29/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i zgjedhur i PD, Gent Strazimiri ka reaguar në lidhje me skandalin në Bashkinë Shkodër, ku kreu i saj, Benet Beci ka shkarkuar për arsye politike aktorin dhe gazetarin Simon Shkreli.

Në postimin e tij në Facebook, Strazimiri ironizon situatën, duke theksuar se ‘Partia’ ka zbuluar ‘grup anti-parti në art e kulturë’ ke teatri ‘Migjeni’, kjo u mor vesh se nuk qenka veç Simon Shkreli’.

‘Radha në manualin e "Historia PPSH" është ndryshe...Nejse, ndonjë nga shokët që mbulon sektorin e "luftës së klasave" do ketë ngatërruar faqen’, shkruan Strazimiri.

Postimi i plotë:

Që "Partia" ka zbuluar "grup anti-parti në art e kulturë" ke teatri "Migjeni", kjo u mor vesh se nuk qenka veç Simon Shkreli 🤫!

Po pse pas zbulimit të "grupit armiqësor në sektorin e naftës" dhe para atij "në ekonomi" nuk po e kuptoj...🤔... Ndërkohë që ende nuk ka dalë asnjë "grup armiqësor në ushtri"...😕

Radha në manualin e "Historia PPSH" është ndryshe...🫤

Nejse, ndonjë nga shokët që mbulon sektorin e "luftës së klasave" do ketë ngatërruar faqen...🤦‍♂️

🖕Shkodra pozitive🖕

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco