Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Monika Kryemadhi gjen unazë me diamant para SPAK: Po bëj gati skenarin për filmin e radhës

Monika Kryemadhi gjen unazë me diamant para SPAK: Po bëj gati skenarin për filmin e radhës

14:45, 29/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Monika Kryemadhi u paraqit ditën e sotme në SPAK ku u komunikua mbyllja e hetimeve në lidhje me akuzat e dosjes Meta për të cilën ajo dhe nëna e saj janë marrë të pandehura. Por para se të hynte në SPAK, Kryemadhi u shfaq para gazetarëve me një unazë në dorë dhe nuk kurseu batutat me ta.

Ajo tha se "po bën gati skenarin për filmin e radhës".

“Sapo e gjeta aty. Është me rubin, guri im i fatit. Do e çoj në SPAK ose do të paguaj avokatin me këtë. Do e ketë hedhur ndonjëra që është zënë dhe ka thënë nuk e dua unazën tate. Po bëj gati skenarin për filmin e radhës”, tha Kryemadhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco