Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Berisha: Altin Troplini armiku kryesor i votës pas Edi Ramës. Çështjen ‘Braçe’ e kanë dërguar te Prokuroria e Tiranës

Berisha: Altin Troplini armiku kryesor i votës pas Edi Ramës. Çështjen ‘Braçe’ e kanë dërguar te Prokuroria e Tiranës

13:27, 29/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i PD-së akuzon Troplinin si një nga pengesat më të mëdha për votën e lirë në Shqipëri, duke e cilësuar atë “mercenar të narkoshtetit” dhe njeri të zhveshur nga parimet.

Ai zbulon se çështja e zyrës ilegale të PS-së në rrugën e Kosovarëve, e njohur si çështja ‘Braçe’, është përcjellë te Prokuroria e Tiranës, ndërkohë që sipas tij ky është një përpjekje për të shmangur përgjegjësitë në një kohë kur bëhet fjalë për krim elektoral dhe kur vetë Braçe është deputet. Berisha thekson se kjo situatë është paralajmëruar prej dy vitesh, që nga mbyllja e dosjeve 184 dhe 339 nga Troplini.

Fjala e tij:

Altin Troplini pas Edi Ramës, është armik kryesor i votës së lirë të shqiptarëve. Dhe këtë ai e ka faktuar në mënyrën më kriminale.
Ai ka marrë gjatë kësaj periudhe, me dhjetëra e dhjetëra padi, por ai mbyll dhe nuk hap asgjë. Është një mercenar i narkoshtetit. Njeri i zhveshur nga çdo lloj parimi.

Sot para se të vij këtu, marr në telefon Belind Këlliçin. Belind ku je? Në Prokurorinë e Tiranës. Po pse je aty? Jam aty tha se, këtu kanë sjellë çështjen ‘Braçe’. 
A ju kujtohet ju se cila është çështja ‘Braçe’? Zyra ilegale e PS-së, zona tek rruga e Kosovarëve, ku regjistroheshin dhe paguheshin dhe kryenin veprime ilegale, e pa arreduar me të gjitha simbolet. Pra ishte zyrë ilegale.

Shikoni çfarë bëjnë tani këta. Për të larë duart me të, shkon në prokurorinë e Tiranës, në një kohë kur është krim elektoral, në një kohë kur Braçe është deputet. 
Në qoftëse ka një armik të egër pas Edi Ramës, vota e lirë ka Altin Troplinin. Unë këtë e kam denoncuar dy vite më parë, që kur ai mbylli dosjen 184, 339.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco