Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Rama heq çadra dhe ngul kulla!!

Rama heq çadra dhe ngul kulla!!

12:30, 29/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Petrit Vasili/

Rama ky "luftëtar" i çadrave të rrugës karrigeve në trotuar i dhuron çdo ditë kulla betoni Tiranës.

Rama dhe ca rilindas qajnë e lajnë çdo ditë për çadrat e trotuareve të rrugës, por për kullat janë edhe shurdh edhe memecë këta e s'jua mban gjëkundi as të nxjerrin asnjë rrokje të vetme nga goja.

Ja ku i miratuan 17 kulla 30 kateshe në Liqenin e Farkës duke asgjësuar dora dorës edhe atë pak gjelberim përqark Tiranës, se brenda Tiranës gjëlberimi ka vdekur.

Tani po rrethohet me beton edhe nga periferia Tirana pasi qendra është asgjësuar me kohë nga betoni.

Tirana me ndotje vrastare për shendetin nuk e ka prej çadrave të rrugës por prej kullave të betonit dhe trafikut të tmerrshëm, që ka këta batakçinj e kanë bërë po vetë.

Tiranes i zhdukin gjelberim çdo dite dhe Rama me ca te tjere bejne sikur harrojne 11 milion meter katror kulla betoni ne Tirane, qe keta vete i kane lejuar, firmosur, promovuar dhe mbrojtur.

Ndaj boll u qurrepset me kete aksionin " madheshtor" te çadrave te trotuareve.

Po ju presim tu shohim kur te shembni ndonje kulle ne Tirane, por kjo nuk do te ndodhe kurre se qeveria eshte ortakja me e madhe e kullavedhe kullave ju vini anes dhe s"jua mban ti prekni as ne enderr.

Ndan heshtni se jua shpifet te gjitheve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco