Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Farsa elektorale/ Berisha sjell të tjera prova filmike të masakrës zgjedhore me praktikën e Trenit Bullgar

13:06, 21/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike paraqiti gjatë një konference shtypi fakte të reja me pamje video për farsën elektorale të 11 majit.

Berisha: Tani vazhdojmë pjesën tjetër sepse mbrojtja, denoncimi i farsës elektorale kërkon që të bëhet publik mundësisht çdo fakt, çdo dokument i dhunimit.

Tani, urdhëro komisioneri me fletë votimi mbrapa, shikojeni...

Urdhëro çfarë bën me të.

Urdhëroni, del jashtë qendrës, jep fletën e votimit sepse duhet të realizojë Trenin Bullgar.

E nxjerr fletën e votimit, ia jep kryetarit, më pas e hedh përsëri në kutinë e votimit. Këta bëjnë ç’të duan me fletën e votimit.

Patronazhisti i shoqëron votuesit në dhomën e fshehtë dhe voton për ta. Ata futen formalisht, sikur të jenë manekinë.

Edhe këtu nxirret fleta e votimit jashtë për të krijuar karuzelin apo Trenin Bullgar.

Ja me fletë del ai. Tani kthehet prapë.

Me qindra kuti janë me një fletë votimi mangët, çka është dukuria absolute e karuzelit apo Trenit Bullgar.

Edhe në tabelën e rezultateve del mangët fleta e votimit.

Në Plangaricë, Elbasan.

Pra, në çdo qendër votimi, dokumentohen elementë të pakundërshtueshëm të farsës elektorale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco