Në një kohë kur afati zyrtar për regjistrimin e kandidatëve për kreun e ri të PD-së ka skaduar, sot do të mblidhet Kryesia e kësaj force për të miratuar kandidaturat.
Kështu, me anë të një deklaratë për shtyp, dy nënkryetarët e PD-së, Edi Paloka dhe Edmond Spaho kanë bërë të qartë edhe disa nga rregullat që do ndiqen për zgjedhjen e kreut të ri, duke refuzuar kështu plotësimin e disa kërkesave të zërave kritikë, siç janë Astrit Patozi apo dhe Eduard Selami.
Paloka dhe Spaho, shpjeguan edhe faktin se përse nuk do të shtyhen zgjedhjet për kryetarin e PD-së, të parashikuara për në 22 korrik, kërkesë kjo posaçërisht e Selamit. Sakaq, duke iu referuar statutit, ata shprehen se zgjedhjet mbahen një herë në katër vite dhe për këtë arsye shtyrja e tyre bie ndesh me statutin.
“ Koha e zgjedhjes së Kryetarit të PDSH dhe organeve të tjera të saj përcaktohet në nenin 58 të Statutit: “Të gjitha organet e Partisë duhet tu nënshtrohen zgjedhjeve të paktën çdo katër vjet. Sikurse dihet zgjedhjet e fundit janë zhvilluar me 22.07.2013. Zgjedhjet e ardhshme do te mbahen me 22.07.2017”, thuhet në deklaratën e bërë nga dy nënkryetarët, Edi Paloka dhe Edmond Spaho.
© SYRI.net
pozitive..