Një kosovar në krye të diplomacisë së Shqipërisë/ Ja cilët janë emrat

Një kosovar në krye të diplomacisë së Shqipërisë/ Ja cilët janë emrat

16:23, 30/06/2017
A+ Aa A-

Një personalitet kosovar mund të drejtojë diplomacinë shqiptare gjatë mandatit të dytë të Edi Ramës. Sipas burimeve pranë kryeministrit, në mendjen e tij janë katër kandidatë për të qenë në krye të diplomacisë tonë.

I pari është Baton Haxhiu, gazetar dhe aktualisht drejtor i Klan Kosovës, mik i afërt i Edi Ramës. Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara është një tjetër alternativë që po mendohet seriozisht nga Edi Rama.

Në listë është edhe Veton Surroi, gazetar, publicist dhe ish deputet kosovar, ndërsa alternativë e mirë për diplomacinë shqiptare mund të jetë edhe Mimoza Kusari, për të cilën Rama prej kohësh ka një konsideratë të lartë.

Ajo ka mbajtur postin e zëvendëskryeministres së Kosovës, ndërsa prej vitit 2013 atë të Kryetares së Komunës Gjakovë.

Në qeverinë “Rama 2”, Ditmir Bushati shihet i përshtatshëm për të drejtuar negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ose për të qenë në krye të drejtësisë gjatë këtij mandati kyç për Vettingun dhe Reformën në Drejtësi. /Tiranapost.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

labi01/07/2017 20:20

Rama eshte kurvi dhe me kurvi ata qe e kane votuar...byt. q.ra

Arber01/07/2017 19:09

Veton Surroi qe don te riktheje ish Jugosllavine dhe Batoni qe perflitet qe eshte kumbara i Edi Rames me Aleksander Vucicin

tironsi/gjermani01/07/2017 13:53

Gjepura me salce

Shkodran30/06/2017 18:07

Po mire a ka kritere per tu bere minister ne vend apo jo.... po cfare kriteresh them un. Ja shembulli me tipim qe ne Shqiperi behwsh minister me 2 te kercyera. Shembull: Manastirliu nga gojoragjie,drejtoresh spitali,fap mimistre... arritje. Sukses Batonit per Ministrin qe Ed Bolia i paguan rrogen nje te huaji me taksat tona.

Shto koment

Denonco