Bashkia Tiranë ka publikuar së fundmi formulën e pikëzimit për programin e strehimit social “Subvencionimin e interesave të kredisë”.

Sipas asaj që shihet edhe nga dokumenti, janë një sërë kriteresh, që të shtojnë pikë për t’u klasifikuar si një person apo çift që përfiton kredi të butë.

Ajo që vihet re nga të gjitha kriteret është se Erion Veliaj ka vendosur që t’i shtojë dy pikë personave që deklarojnë se janë pjesë e komunitetit LGBTI, pra nëse janë gay, lezbike, transgjinor etj.
Ndërsa personat që deklarojnë se kanë edhe prindërit në ngarkim, bashkia të ul pikë dhe të ul shanset për të fituar kredi të butë.
I ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ Jonathan Pano, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, u shpreh se në mbledhjen e fundit të ‘Këshillit Bashkiak’ në mes të kaosit dhe zhurmave, kryetari i bashkisë erdhi e bëri propagandë si gjithmonë lidhur me këtë çështje.
"Ky është një zhvillim i ri që u miratua javën e kaluar ku ka dalë edhe raporti i 8-mujorit i performancës së bashkisë së Tiranës e buxheti për këtë vit është 500 milionë euro, ndërkohë që ata tek realizueshmëria për strehim social kanë harxhuar 190 mijë euro"- u shpreh Pano.
Jonathan Pano:
"Shiko unë mendoj se kjo skem♪7 është pjesë e një axhende të madhe dhe në emisionin tuaj ju e keni diskutuar shpesh-herë me pastorin Akil Pano, me personazhe të koalicionit 'Pro Familjes e Jetës', me avokatin Altin Goxhaj dhe e kemi trajtuar që kjo është një axhendë e mirëfilltë dhe nuk është hajt se po bëjmë një jetë të mirë për komunitetin LGBT.
Në mbledhjen e fundit të ‘Këshillit Bashkiak’ në mes të kaosit dhe zhurmave, sepse mbledhja e fundit nuk u zhvillua ashtu siç duhej të ishte, kryetari erdhi e bëri atë propagnadën siç e bën gjithmonë.
Por ne e kishim vendosur, për aq kohë sa nuk po mernin informacion për shkresat të cilat ne kemi dorëzuar atherë ne nuk mund ta lemë një mbledhje të ‘Këshillit Bashkiak’ të vazhdojë nëse anëtarët e opozitës së Partisë Demokratike nuk marin fjalën e tyre për kërkesën që kanë bërë.
Në mes të zhurmave e të kaosit një nga çështjet që kaloi dhe me këshilltarët socialitsë votuan që do të kalonin disa projektvendime dhe njëri prej tyre është për stresim social nga Bashkia e Tiranës.
Ky është një zhvillim i ri që u miratua javën e kaluar ku ka dalë edhe raporti i 8-mujorit i performancës së bashkisë së Tiranës e buxheti për këtë vit është 500 milionë euro.
Tek realizueshmëria tek pjesa e strehimit social, vlera është 190 mijë euro nga 500 milion që ishte buxheti. Nëse qytetarët në këtë rast do të ishin klientët, klientët po paguajën për një shërbim të cilin nuk po e marrin."
Klea Sula/ Syri.Net
© SYRI.net