Çupi për deklaratat e Ramës: Tenton të manipulojë opinionin, Shqipëria ndër vendet më të korruptuara

Çupi për deklaratat e Ramës: Tenton të manipulojë opinionin, Shqipëria ndër vendet më të korruptuara

17:35, 07/05/2024
A+ Aa A-

Deputetja e PD-së Dhurata Çupi, e ftuar në News 24 , komentoi fjalimin e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Kryesisë së PS-së.

Çupi theksoi se Rama tenton të manipulojë opinionin publik me deklarata bombastike. Sipas saj, kryeministri përfaqëson qeverinë më të korruptuar në pluralizëm dhe kreu i qeverisë flet për korrupsion. Ajo thekson se është për të ardhur keq që Shqipëria sot, falë edhe kësaj qeverie, është ndër vendet më të korruptuara në Europë e më gjerë.

Dhurata Çupi: Komunikimi ishte i një politikani të papërgjegjshëm. Kryeministri ka 11 vite që drejton vendin dhe KLSH ka publikuar të dhëna se qeveria e Ramës ka vjedhur 10 miliardë euro, që është baraz me buxhetin e tre viteve. Edi Rama flet gjatë për të thënë se peshku qelbet nga bishti, por shqiptarët e dinë që peshku qelbet nga koka. Shqipëria në raportet ndërkombëtare është një nga vendet më të korruptuara. Rama e di korrupsionin, sepse korrupsioni i është thënë se gëlon në qeverisjen e tij. Kryeministri duket sikur tallet me shqiptarët. Edi Rama po tenton të manipulojë opinionin publik me këto deklarata. Askush nuk e beson se kryeministri është i ndershëm dhe të tjerët qenkan të korurptuar. Ne si PD besojmë tek SPAK dhe kemi bërë denoncimet tona. Edhe shtrirja e dorës nga Rama për opozitën është e pasinqertë, sepse kryeministri nuk e përfill opozitën. Rama nuk pranon interpelancë, kur këtë e kërkon opozita. Rama bën propagandë me luftën ndaj korrupsionit kur korrupsioni është i pranishëm kudo. Rama bën propagandë me opozitën, kur nuk e respekton atë. Kjo qeveri nuk ka bërë një rrugë që ta ketë përfunduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco