Teliti: Falë rezistencës suaj, sot Edi Rama u distancua nga Erion Veliaj, foli për hajdutë dhe abuzues ligji!

11:56, 07/05/2024
A+ Aa A-

Nga fjala e z. Dorjan Teliti në protestën e gjashtë qytetare para bashkisë së Tiranës.

“Një falënderim të gjithëve ju për këtë rezistencë, këtë protestë të gjashtë, para godinës që ka përdhosur interesat publike, që ka vjedhur paratë e taksapaguesve shqiptarëve.

Ashtu siç Erion Veliaj, kryefiku, lepuri në krye të bashkisë së Tiranës, ka prishur Teatrin dhe dhjetëra e dhjetëra pallate të tjera duke i shkërrmoqur ato, ashtu dhe sot, falë rezistencës tuaj, të shkërrmoqim kryeshtetin e kryebashkiakut në krye të bashkisë më të korruptuar, në krye të bashkisë 100% të vjedhur dhe ne sot po ia dalim.

Jemi afër arritjes së objektivit tonë madhor, dorëheqjen përfundimtare të Erion Velisë dhe më pas, dorëheqjen edhe të kryeministrit të Shqipërisë.

Është rezistenca juaj që sot bëri të mundur që Edi Rama të bëjë disa hapa pas.

Ai që para disa javëve i jepte mbështetjen e pakushtëzuar Erion Velisë, sot u distancua nga ai. Foli për hajdutë, Edi Rama; foli për abuzues ligji; foli për grupe të strukturuara; foli për drejtorë dhe kryebashkiakë... Kjo u arrit vetëm në sajë të qëndresës suaj dhe të forcës suaj protestuese.”

Teliti i bëri një thirrje të veçantë në vazhdim, Policisë së Shtetit: “Aty brenda, ata që ju po ruani me gardhe dhe forca të shumta policie, ata janë abuzuesit, ata janë grabitësit, ata janë shkelësit e Kushtetutës, të ligjit, - tha ai. Ndaj mjaft u bëtë mbrojtës të krimit. mjaft u sollët si policia e pushtetit, por silluni si polici që mbron interesat e qytetarëve të saj.

Qytetarët janë këtu në shesh, kërkojnë dorëheqjen e atij që vodhi, e atij që prishi shtëpitë e njerëzve, e atij që korruptoi çdo qelizë në godinën që drejton; atij që arriti ta çojë korrupsionin në piedestalet e 100-përqindshit, kurrë e ndodhru në 33 vite.

Kryefiku i Tiranës dhe kryekungullari i godinës së kryeministrisë duhet ta kenë të qartë se protesta do të vazhdojë deri në dorëheqjen e këtyre të dyve. Nuk ka kthim pas!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco