Bardhi përgënjeshtron SPAK: I kemi dërguar informacion SPAK-ut, dosja është aty, rihapeni hetimin

Bardhi përgënjeshtron SPAK: I kemi dërguar informacion SPAK-ut, dosja është aty, rihapeni hetimin

17:23, 25/04/2024
A+ Aa A-

Këshilltari për mediat i Grupit Parlamentar të PD-së, Everest Dedaj deklaron se Gazment Bardhi i ka dërguar informacion SPAK për Olsi Ramën dhe vë në dispozicion dhe një dokument të datës 29 mars.

‘Nuk është padituri, por dashakeqësi si mënyra me e mirë për të vrarë opozitarizmin. Në datë  29.03.2024, Gazment Bardhi, i ka dërguar Informacion SPAK, për fillimin e hetimeve ndaj shtetasit Olsi Rama me qellim rihapjen e procedimit penal 335/1. 

Pra dosja ekziston dhe provat janë në prokurori.  Nuk regjistrohet kallëzim i ri në regjistrin e veprave penale, por merret vendim për heqjen e pezullimit ndaj procedimit 335/1 që ekziston.

Këtë e kupton kushdo që don te kuptojë dhe qëllimin nuk e ka tjetër, mbrojtjen e Edi dhe Olsi Ramës!’ thuhet në reagimin e Dedajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco