VIDEO/ Gazetari që i prishi terezinë Ramës, vite më parë i shpëtoi jetën një shqiptari që ishte paguar për ta vrarë

VIDEO/ Gazetari që i prishi terezinë Ramës, vite më parë i shpëtoi jetën një shqiptari që ishte paguar për ta vrarë

16:24, 25/04/2024
A+ Aa A-

Gazetarja e njohur Beti Njuma ka sjellë në vëmendje rrëfimin e një historie personale të gazetarit Sigfrio Ranuçi, drejtuesi i emisionit Report, të cilën ai e ndau ditën e djeshme në Rai 1.

Me anë të një postimi në facebook Njuma shkruan se Sigfrio Ranuçi, gazetari italian i cili i prishi terezinë kryeministrit Rama, disa vite më parë i kishte shpëtuar jetën një shqiptari i cili rezultoi të ishte një pjesëtar i një bande kriminale i cili ishte paguar për ta vrarë.

Reagimi i gazetares, Beti Njuma:

“Në një intervistë dje tek RAIUNO për emisionin “La volta buona” gazetari SIGFRIDO RANUÇI, drejtuesi i të famshmit Report (që i prishi terezinë KM tonë) ndau me shikuesit një ngjarje që e ka rrëfyer edhe tek libri i tij i fundit “La scelta”.

Disa vjet më parë, teksa kthehej nga redaksia, pa e ditur shpëtoi një njeri nga vdekja. Sigfrido kujton se dëgjoi një përplasje të fortë pranë shtëpisë dhe pa një motoçiklist të rrëzuar në një pellg gjaku. I riu kish thyer nofullën si dhe kish prerë arterien femorale e cila mund të shkaktojë vdekjen brenda pak minutave nëse nuk ndërpritet gjakderdhja.

“Kushdo që është motoçiklist, siç ishte babai im, e di që në atë çast ke shumë pak minuta për të ndërhyrë dhe për të ndaluar gjakderdhjen, gjë që u përpoqa ta bëja menjëherë. “

Ajo që gazetari i njohur nuk dinte dhe e mësoi disa vite më vonë është se njeriu të cilit i shpëtoi jetën ishte një nga njerëzit e paguar për ta vrarë nga një grup kriminal. I riu të cilit i shpëtoi jetën quhet Ardian dhe është shqiptar!

Sigfrido Ranuçi që deklaroi se kurrë nuk është penduar se e ka shpëtuar nga vdekja e sigurt, pas kësaj ngjarjeje, jeton me eskortë sigurie që nga viti 2020.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco