Olsi te Xibraka, mashtrimi i mediave të Ramës me kërkesën e Bardhit

Olsi te Xibraka, mashtrimi i mediave të Ramës me kërkesën e Bardhit

16:28, 25/04/2024
A+ Aa A-

Grupi Parlamentar i PD-së, përmes këshilltarit për mediat, ka reaguar lidhur me mënyrën se si mediat e kontrolluara nga Edi Rama vijojnë me gënjeshtrat përsa i takon kërkesës së Gazment Bardhit për rihapjen e hetimeve ndaj Olsi Ramës lidhur me dosjen Xibraka.

“Nuk është padituri por dashakeqësi si mënyra me e mirë për të vrarë opozitarizmin.

Në datë  29.03.2024, Gazment Bardhi, i ka dërguar informacion SPAK, për fillimin e hetimeve ndaj shtetasit Olsi Rama me qëllim rihapjen e procedimit penal 335/1”, thuhet në një reagim të Everest Dedajt, këshilltarit për mediat në Grupin Parlamentar të PD-së. 

Në vijim, ai sqaron se dosja egziston dhe provat janë në prokurori.

“Nuk regjistrohet kallëzim i ri ne regjistrin e veprave penale, por merret vendim për heqjen e pezullimit ndaj procedimit 335/1 që ekziston.

Këtë e kupton kushdo që don te kuptojë dhe qëllimin nuk e ka tjetër, mbrojtjen e Edi dhe Olsi Ramës”, thuhet në reagimin e Dedajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco