Amnistia penale/ Avokati Hamataj: U kthye në një lojë poltike, pati moskonsultim me opozitën

10:39, 25/04/2024
A+ Aa A-

Amnistia zbraz burgjet ne Shqipëri.

Ditën e djeshme, burgjet në të gjithë vendin, nga veri në jug kanë qenë të populluar me familjarë të të dënuarve që prisnin daljen e tyre që kanë përfituar nga amnistia penale.

Të dënuar për mbledhje droge, apo edhe shpërndarje janë ata që kanë përfituar më shumë nga amnistia, të cilët pasi kanë lënë qelinë e burgut ku kanë vuajtur 3 4 apo 6 vite burg, kanë hedhur pas këtë eksperiencë dukë u rikthyer pranë familjarëve të tyre

Avokati Ermal Hamataj i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se amnistia këtë herë më tepër sesa pati një produktivitet te pjesa e atyre që liroheshin, u kthye në një lojë politike.

Deklarata e tij:

“Kjo amnisti këtë herë më tepër sesa pati një produktivitet te pjesa e atyre që përfitonin apo liroheshin, u kthye në një lojë politike, që po ju pengojmë ju të nxirrni disa nga tuajt, dhe nga ana tjetër po ju japim të drejtë t’i lironi ca nga ato.

Por në terma të përgjithsme, kjo amnisti nuk ka liruar më shumë nga qelia nga ç’ka arrestuar aksioni i fundit në Shqipëri, ‘Tempulli’.

Ju kujtojmë se nga ky aksion janë marrë masa sigurie arrest me burg rreth 1100 persona dhe kjo amnisti ka liruar nga burgu vetëm 700 persona.

Kështu që në këto terma sa i përket atyre që janë liruar në mënyrë të menjëhershme, kjo amnisti është baraz vetëm me një aksion të fundit policor.

Amnistia gjithmonë i ka bashkuar palët, ose më saktë deri para kësaj aministie. Aty më tepër se moskonsultim (me opozitën) pati mosdakortësi, sepse në draftin e parë nga 'Ministria e Drejtësisë' ishin futur si përfitues edhe ata që ishin dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme.

Kur ndërkohë kur kjo u kundërshtua nga opozita dhe më të drejtë, sepse po të kemi parasysh Gjykata e Posaçme në rangun e ish-politikanëve dhe ministrave ka dhënë dënime qesharake që shkonin 3-4 vite burg, kjo amnisti do t’i falte total dhe do ishim asgjëkundi”.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco