Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Zv.presidenti Rai3, që tronditi dy anët e Adriatikut përgënjeshtron Top Channel: Po riciklojnë një ‘fake news’, jam gazetari më vlerësuar në historinë e RAI-t

Ku manipulon Rama me ‘intervistat’ dhe Kremlinin dhe pse kërkon të përfshijë Shqipërinë në aferat e tij

Ku manipulon Rama me ‘intervistat’ dhe Kremlinin dhe pse kërkon të përfshijë Shqipërinë në aferat e tij

10:21, 25/04/2024
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka dalë jashtë kontrollit që kur rrjeti publik italian RAI3 publikoi atë reportazh investigativ që fundos qeverisjen e tij.

Edhe sot ai publikoi një reagim të gjatë ndaj medias italiane, dhe konkretisht ndaj gazetarit dhe drejtuesit Sigfrido Ranucci, i cili dha një intervistë ekskluzive mbrëmë në SYRI TV.

Në italishten e tij të çalë, Rama bën tre manipulime të rënda, të cilat sigurisht i shërbejnë për konsum politik dhe mediatik në Shqipëri.

E para, Rama shprehet i tërbuar se pse gazetari italian e ka krahasur me Lavrovin e Rusisë. Në fakt, gazetari italian tha të vërtetën, se vetëm Kremlini dhe Edi Rama janë ankuar për emisionet investigative që kanë bërë ata. Kujtojmë se Report është një nga programet më të mira investigative jo vetëm në Itali.

Por akoma më i rëndë është fakti se Shqipëria e Edi Ramës i ngjan në shumë aspekte Rusisë së Putinit, duke nisur që nga manipulimi i medieve, kontrolli mbi drejtësinë e deri te manipulimi i zgjedhjeve dhe asgjësimi i opozitës.

Mjafton fakti që Rama e nis shkrimin duke sulmuar sërish SYRI-n, të vetmen media të pavarur dhe opozitare në Shqipëri, për të kuptuar se po flet me gjuhë putineske.

E dyta, Rama vazhdon të insistojë se ai dhe Engjëll Agaçi janë të hapur për të komunikuar me median italiane, madje një email të Agaçit e quan si një intervistë, të cilën gazetarët italianë nuk e kanë marrë parasysh.

Për çdo njeri që di dy gjëra nga gazetaria, ky është një manipulim i trashë. E para, një email nuk është intervistë. Ai ka shërbyer vetëm për të konfirmuar te gazetarët italianë që Agaçi ka shërbyer si avokat i kriminelëve të rrezikshëm.

Emaili është intervistë në Shqipërinë e Karlo Bolinos dhe të Edi Ramës, sikundër janë kasetat e gatshme dhe pyetjet e parapërgatitura.

Një intervistë është një përballje me të vërtetën sy më sy, pa e ditur se çfarë do të pyesë gazetari dhe kur do t'i bëjë pyetjet. Dhe Edi Rama ka treguar se kur përballet me të vërtetën, del jashtë kontrollit. Mjafton t’i referohemi në këtë rast pyetjeve të gazetares Ambrozia Meta të SYRI TV, që e nxjerrin jashtë binarëve vazhdimisht.

E fundit, por jo nga rëndësia, ashtu si çdo autokrat në planet, ai kërkon që në aferat e tij personale, të përfshijë edhe Shqipërinë.

Në çdo reagim ndaj medias italiane, ai thotë se ky është një sulm ndaj Shqipërisë, në përpjekje për të zgjuar ndjenja nacionalizmi apo patriotizmi.

Është një përpjekje krejt e ndyrë, pasi edhe vetë drejtuesi i RAI-t e bëri të ditur në SYRI TV mbrëmë se nuk kanë asgjë me Shqipërinë, por po flasin me emra dhe mbiemra konkretë dhe me përgjegjësi penale konkrete.

Kaq mjafton për të kuptuar se sa rëndë është kryeministri Edi Rama këto ditë. Këtë hall nuk ia zgjidhim dot, por të paktën manipulimet t’i ruajë vetëm për Karlo Bolinon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco