Xhaferri: Pas alarmit të DASH për gjyqësorin, Kushtetuesja çertifikon pazarin për Butrintin!

Xhaferri: Pas alarmit të DASH për gjyqësorin, Kushtetuesja çertifikon pazarin për Butrintin!

09:54, 25/04/2024
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Pa kaluar as tre ditë nga raporti i DASH që lëshonte sinjalin SOS për pavarësinë e sistemit të drejtësisë, Gjykata Kushtetuese i bën shërbimin e radhës Kryeministrit Edi Rama.

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e opozitës për shfuqizimin e ligjit mbi administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit nga palë të tjera.

Ky vendim është në të njëjtën linjë me vendimet për pengmarrjen e studentëve, për emigrantët dhe për vendimin antikushtetues të mbajtjes nën arrest të liderit të opozitës Sali Berisha.

Nuk e di nëse ndërkombëtarëve që u shurdhuan nga molotovi i protestuesëve u bën përshtypje që çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese është në raport të drejtë me interesat e qeverisë, që prej një dekade nuk kanë asnjë përputhje me interesat jetike të qytetarëve.

Kapja e drejtësisë dhe përdorimi i saj si drapër kundër opozitës dhe interesit qytetar është shenjë dalluese e autokracisë, dorëzimi përballë së cilës përkthehet në instalim të diktaturës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco