SYRI TV/ Kushtetuesja “notere” e Qeverisë për Butrintin rrëzon kërkesën e opozitës

20:59, 24/04/2024
A+ Aa A-

Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi marrëveshjen për  administrimin e parkut të Butrintit, nga Fondi i menaxhimit, duke rrëzuar kërkesën e opozitës. Në vendim, Gjykata thekson se pavarësisht transferimit të kompetencave të Fondit të menaxhimit të Butrinit, shteti vijon të ruajë atributet sovrane mbi pronësinë e kësaj pasurie. 

Nga Syri TV

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar me shumicë votash kërkesën e opozitës  për shfuqizimin e ligjit për administrimin e parkut të Butrintit, duke lënë në fuqi, marrëveshjen për administrimin e këtij parku, nga fondi I menaxhimit të Butrinit. Gjykata mori në shqyrtim në themel vetëm pretendimet për cenimin e identitetit kombëtar dhe të trashëgimisë kulturore të lidhur me parimin e shtetit të së drejtës. Kushtetuesja doli ne konkulzionin qe pavarësisht kalimit të kompetencave të Fondacioni, shteti vijon të ruaje atributet për pronesinë, duke e lënë në fuqi, marrëveshjen. 

Gjykata vlerësoi se pavarësisht transferimit të kompetencave me natyrë administrative (menaxhuese) tek Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit, shteti vijon të ruajë atributet e tij sovrane për sa kohë që ruan pronësinë mbi këtë pasuri ashtu edhe administrimin indirekt, në përputhje me standardet dhe parimet kushtetuese.

Gjykata, për të arritur në përfundimin nëse kompetencat e Fondacionit sipas marrëveshjes bien ndesh me detyrimin konventor për ruajtjen e rolit parësor të shtetit në administrimin e pasurisë së trashëgimisë kulturore kombëtare, vlerësoi se marrëveshja, në tërësinë e saj, ka krijuar mekanizma garantues.

Padia kundër koncesionit të Butrintit u dorëzua në Gjykatën Kushtetuese më 14 nëntor nga deputetja Ina Zhupa.

Sipas palës paditëse, “me koncesionin e Butrintit është shkelur neni 3 i Kushtetutës, i cili thotë që shteti shqiptar është garant për identitetin dhe për trashëgiminë kulturore. Në rastin e këtij koncesioni garant nuk është shteti shqiptar, pasi ka vetëm 20%.

Po kështu, në padi, theksohet se është shkelur Konventa e Parisit, konventa e trashëgimisë kulturore, pasi Butrinti përveçse pasuri shqiptare, është edhe pasuri botërore e mbrojtur nga UNESCO, çka kërkon që të menaxhohen dhe të administrohen vetëm nga shteti”.Procesi në GJK u shoqërua edhe me shkelje nga ana e qeverisë, sic ishte fshehja e raportit të UNESCO-s e cila ishte shprehur kundër çdo forme koncesionare në trashëgiminë botërore, si në kundërshtim me Konventën e Parisit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco