VIDEO/ Çollaku: Rama ka hallin e Olsit, janë 60 orë përgjime për Xibrakën

18:33, 24/04/2024
A+ Aa A-

Gazetari Basir Çollaku në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv tha se Engjëll Agaçi ka qenë detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave kur ka hyrë garant që gjenerali Lisi, i Guardia Di Finanza, të merrte si dhuratë ato 30 mijë m2 tokë në bregdet.

Çollaku tha se nga reportazhi i ‘Rai3’ Edi Rama ka hallin e Olsi Ramës, i cili rezulton i përfshirë në trafikun e drogës.

Gazetari u shpreh se Edi Rama po përpiqet të bëjë diversion për të tërhequr vëmendjen nga vëllai i tij, duke u marrë me Engjëll Agaçin.

“Ka përgjime, janë mbi 60 orë, për çështjen e Xibrakës, ku është një zë aty që Edi Rama nuk mund të thotë se nuk e njoh. Le të marrin dhe të krahasojnë zërin që është në përgjime me atë të Olsi Ramës”, tha Çollaku.

Ai tha se çelësi i enigmës është vëllai i Kryeministrit. “Rama nuk ka asnjë homolog në Botë që të ketë të vëllain në trafik droge. Te episodi i Agaçit nuk është problem që ka mbrojtur mafiozë kur ishte avokat, por çështja është se këta persona janë ekstraduar në Shqipëri, janë liruar, Agaçi ishte Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ia dimë ndikimin në reformën në drejtësi”, tha Çollaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco